E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Imeraj: Berisha bëhu burrë, të presin 20 padi

Tiranë, 14 dhjetor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj i ka bërë sot thirrje publikisht, kryeministrit Sali Berisha ti lërë shpifjet po të bëhet burrë dhe të shkojnë në prokurori e gjykatë ku e presin 20 padi.

Sali Berisha thuaji shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë?! Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu njëherë burrë e ik në prokurori e gjykatë ku të presin 20 padi.

Thuaju shqiptarëve pse ua more tokat banorëve të bregdetit nga Velipoja në Konispol dhe çfarë lidhje ka familja jote me to e me mijëra hektarë koncensione për Tece e fabrika çimentosh deklaroi Imeraj duke i kërkuar me tej Berishës të lërë akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën dhe të dërgojë në gjykatë e prokurori ministrin Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec.

Mos u fshi prapa imunitetit njësoj si Lulëzim Basha, por bëhu njëherë burrë e vërteto ato akuza monstruoze që vetëm goja e një njeriu të sëmurë mund ti shqiptoj përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›