E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Imeraj: Prifti gënjen për çmimin e energjisë

Tiranë, 22 dhjetor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka reaguar sot pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti duke e akuzuar atë se gënjen për çmimin e energjisë.

Ministri pinokut gënjeu sot shqiptarët me të njëjtën pafytyrësi si shefi i vet. Dritan Prifti pasi u dhuroi shqiptarëve për festat e fundvitit shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sot mashtroi për herë të dytë shqiptarët. Nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i pinokut, por vetëm gënjeshtra të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga pinoku dhe ministrat e tij tha Imeraj. Sipas saj, sot shqiptarët do vuajnë rritjen e çmimit të energjisë, jo vetëm familjarët por edhe bizneset, për të cilët energjia është rritur plot 22 %. Shtrenjtimin e çmimit të energjisë do e vuajnë familjet e papuna, pensionistët, invalidët  e mbi të gjitha, familjet e varfra. Prandaj i themi sot pinokut, që kemi për kryeministër, mjaft i gënjeve shqiptarët. Kriza në të cilën ti e ke futur Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje: hapjen e kutive ose largimin tënd bashkë me kutitë përfundoi Imeraj. k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›