PS, Imeraj: Prifti shtoi pasurinë më 1.8 milionë euro, në vitin e krizës për shqiptarët

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA Partia Socialiste akuzoi sot se nuk është vetëm 1, por janë disa ministra, funksionarë të lartë dhe familjarë të anëtarëve të kabinetit të Sali Berishës, që vetëm gjatë vitit të fundit kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre.
Armeja Imeraj, zëdhënëse e PS, para pak minutash doli para mediave me akuza direkte duke u përqendruar tek Drtian Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ndërkohë që për shqiptarët viti i fundit ka qenë viti i varfërimit, për Dritan Priftin ka qenë viti ku pasuria e tij është shtuar me 1,8 milionë euro, - deklaroi Imeraj.
Kurse shtroi pyetjet: Çfarë është ky ministër që brenda 1 viti e shton pasurinë në mënyrë të pakuptueshme, ndërkohë që shqiptarët të cilëve ai duhet tu shërbente janë varfëruar dhe përballen me rritje të paimagjinueshme çmimesh. Si mund të justifikohen këta njerëz të cilët shfrytëzojnë postin dhe detyrën jo për të bërë pune për shqiptarët por për të abuzuar dhe për të mbushur xhepat e tyre, si në rastin e Ministrit Prifti me plot 1,8 milionë euro.
Për më tepër, ka akuzuar Imeraj, dhe çfarë është më e tmerrshmja, se këta njerëz as nuk marrin mundimin të paguajnë detyrimet e taksave shtetit që ata vetë drejtojnë.
Zëdhënësja e PS theksoi duke përfunduar se ky është vetëm 1 ndër rastet flagrante të njerëzve të afërt me Sali Berishën që duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë dhe përpara gjithë shqiptarëve për abuzimin që kryejnë çdo ditë me detyrën.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") erionushka - Rama per gjynof |11/07/2010 01:29:50 Kjo zonja e majme te tregoje njehere a i beson perralles se edi rames qe na qekabo per gjynof. qenka me borxhe robi qe ka monopol lejet e ndertimit (70% te
lejeve tregoi komisioni hetimor parlamentar qe shkoi deri ne gjykate kushtetuese
t'a ndalonte hajduti). kjo zonja te na tregoje nje qytet ne bote ku reklamat
(billbordet) i ka ne monopol vec 1 njeri qe eshte i afert i kryetarit te
bashkise me emrin koqe kokdhimi. nuk ia kam ide per priftin dhe nese ka gje te
parregullt, kjo zonja e majme qe nxjerr palloshi le t'i coje ne prokurori dhe i
them bravo. Por perrallat t'i lere per palloshin, qe i tha cunit te vet kopil
per 10 vjet qe i vazhdoi gjyqin per mos me e njoft e mos me i dhone capen e
bukes. Komentoje 0 0 ALBAN DEGA - QEVERI HAJNASH ME CIZME |10/07/2010 16:36:38 Jo vetem qeveri gangsteresh, sic e ka quajtur gazeta " Gardian" e
Londres.
Jo vetem nje qeveri e "Mafias qe ka dale krejt jashte
kontrollit', sic e ka quajtur "letra higjienike" " The New York
Times" para dy vjetesh.
Behet fjale per nje qeveri hajnash me cizme,
qe mbushin xhepat e vetit me djersen e gjakun e miletit, te demosit, te
sovranit qe po e rjepin per se gjalli...
Nuk mund te ndodhe ndryshe me
nje qeveri qe i ka vjedhur voten dhe mendatin e qeverisjes popullit...
Drejtesi, ligj...
Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/26410-ps-ymeraj-prifti-shtoi-pasurine-me-18-milione-euro-ne-vitin-e-krizes-per-shqiptaret';var JOSC_autopublish='1';