PS Ja te ardhurat e vajzes se Kryeministrit

PS në ditën e katërt të denoncimeve rreth pasurive të qeveritarëve për
të cilët përdor termin “bllokmenët blu”, nëpërmjet deputetit Taulant
Balla, ka analizuar të ardhurat e deklaruara nga Jamarbër Malltezi
bashkëshorti i Argita Berishës vajzës së kryeministrit .
“Dua të bëj të qartë se gjithçka po zbardhim për publikun është deklarimi zyrtar i vetë Sali Berishës dhe familjarëve të tij”, u shpreh zoti Balla.
“Nëse Argita Berisha në një vit ka përfituar plot 146 milionë lekë nga mësimdhënia, nuk mbetet prapa as bashkëshorti i saj.Plot 70 milionë lekë për Jamarbër Malltezi, sipas deklaratës së tij të pasurisë, të fituara po ashtu nga mësimdhënia, gjatë një viti. Për ta bërë sa më të qartë për të gjithë shqiptarët, çifti Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi në një vit janë paguar 216 milionë lekë si mësues, ndërkohë që fitimet e tyre vjetore janë plot 313 milionë lekë.Ky është çifti më i paguar i bllokmenëve blu, vajza dhe dhëndri i Kryeministrit. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të cilët në një vit kanë fituar 313 milionë lekë. Nëse zonja Argitë fitonte në vit njësoj sa zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, për çiftin që fiton 313 milionë në vit është e pamundur të gjendet një krahasim. Vlen të ndalohet një çast mbi këtë çift arsimtarësh oborrtarë, të cilët duke dhënë mësim arrijnë të mbledhin midis tyre një shumë që kalon buxhetet e shumë shkollave publike. Deklarojnë se merrkan plot 216 milionë lekë nga mësimdhënia”, tha Balla.
Të dy bashkëshortët duhet të përgjigjen publikisht tha deputeti Balla për t’i bërë me dije publikut se sa është tarifa që ata paguhen në orë.
“Dihet publikisht se cdo orë mësimi në fakultetet shetërore paguhet maksimumi 10 mijë lekë dhe në fakultetet private paguhet maksimumi 30 mijë lekë. Pas një llogarie të thjeshtë, sipas kësaj tarife, del se Jamarbëri jep me këtë tarifë 2333 orë mësim, ndërsa Argita thyen çdo rekord duke rezultuar se jep 4867 orë mësim në vit. Me këtë llogari mjaft të thjeshtë na rezulton se zonja Argita Berisha, në 223 ditë shkollore në total, jepka mësim gati 22 orë në ditë, pavarësisht në është ditë apo natë. A mund të besohet kjo? Mendoj se ka ardhur momenti që zonja Berisha të shpjegojë vetë shifrat që ajo ka deklaruar si individ i lirë.Sa paguhet për çdo orë mësimi vajza e kryeministrit?Po bashkëshorti i saj? Në çfarë universitetesh paguhen këto tarifa?” tha Balla.
Gjatë javës së shkuar nga selia rozë, deputeti Balla deklaroi se vajza e kryeministrir zonja Argita Berisha paguhej plot 146 milionë lekë në vit si mësuese, 12 milionë lekë në muaj, duke e krahasuar me rrogat e përbashkët e 20 drejtorëve të shkollave në Kryeqytet. Gjithashtu deputeti balla në një tjetër denoncim tregoi se Argita Berisha është pronare e 3 apartamente në Tiranë dhe një vilë në Gjirin e Lalzit nga qeratë e cilave ka përfituar 55 milionë lekë të tjera, vetëm në një vit.