E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Keqqeverisja pengon integrimin e vendit

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha dhe numrin dy të qeverisë, Ilir Meta se kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri.

Deputeti Sajmir Tahiri, deklaron se si Berisha ashtu edhe Meta kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e familjeve shqiptare.

"Integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja dhe jo opozita, parlamenti i Ruzhdies dhe pushteti i korrupsionit", u shpreh Tahiri, duke reaguar pas deklaratës së Metës në Berat.

Kryetari i LSI-së, në një takim me qytetarët te Beratit u shpreh se politikat bllokuese të kreut socialist po pengojnë integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›