E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-LSI, përplasja e parë për shtëpitë e Vlorës

PS dhe LSI përfshihen në konfliktin e parë pas shumë muajve bashkëqeverisje. Dhe bëhet fjalë për prishjen e 153 shtëpive në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës, për shkak të kalimit aty të rrugës që lidh Transballkaniken e Vlorës me autostradën.

Sot paradite, deputeti i LSI Shkëlqim Selami u takua me banorët protestues që kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Dhe në radhë të parë banorët kërkojnë shpronësimin e shtëpive të tyre.

Shkëlqim Selami ka akuzuar këshillin e Bashkisë së Vlorës se nuk duhet ta miratonte buxhetin e vitit 2015 (buxhet që u miratua një ditë më parë) pa përfshirë në këtë buxhet lekët e shpronësimeve për banorët e Lagjes Kushtrimi në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Këshillit të Bashkisë së Vlorës Evis Alushi. “Investimi për rrugën është investim kombëtar. Për rrjedhojë shpronësimet i bën qeveria. Bashkia ka bërë gati dokumentacionin që e ka përcjellë në qeveri” thotë Alushi.

“Topi” duket se ka mbetur sërish në qeveri. Dhe po prapë, propozimi për shpronësime duhet të shkojë nga Ministria e Transporteve që i përket LSI.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›