PS, Lame për Planin Urbanistik:linjë tramvaji mbi barin e Lanës
TIRANE – “Kerkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit?” Me këtë dhe pyetje të tjera ka dalë sot në një konferencë shtypi Artan Lame nga selia e Partisë Socialiste.
Jemi të shqetësuar për hapësirat e gjelbra që do t’i zihen Tiranës nga Plani Basha – Malltezi, tha Lame, ndaj pyesim a është e vërtetë se dy skarpatet e gjelbra të Lanës do të zihen nga linja e tramvajit? A është e vërtetë se si zona të gjelbëruara do të përdoren bahçet e shtëpive, e thënë jo kopshtet, por bahçet? A është e vërtetë se parku historik i Tiranës, ai i Namazgjasë, përpara Parlamentit e deri buzë Lanës do të zihet nga ndërtimet e larta?
Për të gjitha pyetjet tona ne jemi të gatshëm, përfundoi Lame, të ulemi të debatojmë në cilindo televizion e cilëndo media me ekipin Basha – Malltezi për t’i treguar qytetarëve se çfarë sëpate po ngrihet mbi kryeqytetin tonë.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)