PS: Mbi 1700 biznese në Tiranë kanë falimentuar këtë vit
Sipas PS-së, biznesi i vogël në Tiranë po shkon drejt falimentit. Anëtari i majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Genti Gazheli, ka theksuar se është evidente që vetëm për vitin 2012 numri i bizneseve të mbyllura nga falimenti është 1700.
“Ajo që tashmë është evidente se vetëm për vitin 2012 sipas të dhënave të 6 mujorit të parë, zyrtarisht e theksojmë, numri i bizneseve të mbyllura nga falimenti është 1700. Nuk është e vërtetë çka thotë Lulëzim Basha që janë hapur 1200 biznese të reja. Shifrat janë aty dhe Basha i di mirë. T’u thotë të vërtetën qytetarëve. Rrjedhimisht dhe papunësia është rritur në mënyrë dramatike. Kjo nuk është politike, por janë fakte që Lulzim Basha duhet të ketë kurajon t’jua thotë qytetarëve, që t’i njohë me të vërtetën e një krize të rëndë që ka përfshirë biznesin në qytetin e Tiranës”, tha ai.
Ndërsa duke ju referuar premtimit të Bashës para fushate për uljen e çmimi të bukës, Gazheli u shpreh se edhe ky premtim ishte një tjetër mashtrim i tij, pasi sot çmimi bukës është i njëjtë ose në disa raste edhe më i lartë. “Me lejoni t’i referohem krahasimit aq të përfolur të 1 kg bukë në Kamzë me 1 kg bukë në Tiranë. A e uli Lulzim Basha çmimin e bukës në kryeqytet sikurse premtoi me bujë në fushatën e mashtrimit. Jo! Çmimi bukës për ironi sot është i njëjtë madje në disa raste më i lartë. Kjo është e vërteta në sytë e qytetarëve. Dhe kjo jo për faj të biznesit. Politika fiskale lehtësuese për biznesin, premtim i pa mbajtur edhe ky. Sot biznesi i vogël paguan më shumë që prej ardhjes së Lulëzim Bashës në detyrë. Detyrimet vjetore kanë ardhur 2 deri në 3 herë më të larta dhe kjo jo në bazë të xhiros siç deklaroi Basha, por në bazë të vendimeve aforfe, selektive dhe klienteliste të administratës së Bashkisë Tiranë. Ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta”, vijoi. /Start/
2012-07-27 15:53