E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Me 18 shkurt protesta e rradhes

Partia Socialiste njoftoi sot protesten e rradhes ndersa ka ftuar qytetaret e Tiranes te jene me 18 shkurt ne bulevard ne emer te 1 milione te papuneve. Deputeti i PS Taulant Balla tha se arrestimi i gardisteve tregon qarte ate qe te gjithe Shqiperia e di vrasjet u bene nga qeveria dhe nje qeveri e tille sipas tij eshte nje rrezik i hapur per shoqerine.

Kjo qeveri duhet te largohet dhe jo te lejohet qe te vazhdoje te vrase grabise genjeje pa u ndalur sic vazhdoi te genjeje sot paturpesisht Saliu duke u folur shqiptareve per mrekullira ekonomike nderkohe qe ky vend ka sot 1 milione te papune- tha Balla

Balla beri thirrje per pjesmarrje ne demonstraten e 18 shkurtit ne emer te cdo shqiptari qe nuk perballon dot varferine dhe cmimet qe rriten dites dites ne emer te cdo shqiptari qe nuk e pranon korrupsionin ne pushtet dhe pushtetin e korrupsionit.

Shqiperia nuk mund ta mbaje dot me ne kurriz kete regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te deshmoje se shqiptaret nuk e pranojne as nenshtrimin ndaj ketij regjimi as bashkejetesen indiferente me kete regjim dhe as vazhdimin e rruges se vendit nen diktatin e nje regjimi te tille qe arrin te vrase njerez per te mos hequr dore nga pasurimi i paligjshem- perfundoi Balla



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›