E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ne referendum edhe propozimet tona

Partia Socialiste mbështet idenë e Kryeministrit për organizimin e një referendumi për çështjen e imunitetit, duke përsëritur kërkesën që në këtë proces të pyeten qytetarët shqiptarë edhe për prozozimet e saj për një drejtësi të pavarur, për çështjen e importit të plehrave, si dhe për çështjen e hapësirës detare, që sipas PS, Kryeministri kërkon t'ua falë fqinjëve.

Duke folur në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Mimi Kodheli akuzoi Kryeministrin për paaftësi në punën e tij, duke konstatuar se shqiptarët janë më të varfër, kriza ndihet kudo, çmimet janë rritur, ndërsa qeveria nuk bën siç duhet detyrën e saj.

"Dje një grua dhe motra e saj u plagos në mes të qytetit, njerëzit po vriten nëpër qytete të tjera për arsye banale, qindra të tjerë humbin jetën në aksidente, ndërsa Kryeministri vetëm ReferendumiFRD fajëson PD-në dhe PS-nëPS: Po referendumit për 4 çështje Pikëpyetjet e referendumit flet dhe nuk bën asgjë", tha Kodheli.

Sipas saj, Kryeministrit nuk i intereson as imuniteti dhe as integrimi i Shqipërisë, dhe këtë ai e ka treguar me veprimet e fundit, siç ishte edhe zgjedhja në mënyrë të njëaneshme e Presidentit të Republikës, duke bërë propagandë me qëllim mbulimin e dështimeve.
Referendumi
FRD fajëson PD-në dhe PS-në
PS: Po referendumit për 4 çështje
Pikëpyetjet e referendumit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›