E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Nikolla Perpjekje per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme

Nga selia e Partise Socialiste ministria e Brendshme serish eshte vene nen akuzen e pregatitjes se manipulimeve te zgjedhjeve te ardhshme. Per partine me te madhe ne opozite nuk jane te pranueshme pergjigjet e dikasterit qe kishte per detyrim te publikonte listat e zgjedhesve 12 dite me pare por te gjitha vonesat sipas kryetares se njesise bashkiake numer nje ne kryeqytet Lindita Nikolla jane te qellimshme.

Eumlshte momenti qe te sqarohen perfundimisht genjeshtrat e Lulezim Bashes dhe Ferdinand Pones te cilet njesoj sic vodhen zgjedhjet e 28 qershorit po perpiqen te vjedhin edhe zgjedhjet e ardhshme. Ministria e Brendshme pretendon se cdo gje eshte ne rregull por fakti eshte se sot plot 12 dite pas skadimit te afatit njesite vendore jane te pafuqishme per te publikuar listat paraprake zgjedhore sipas ndarjes se re te qendrave te votimit. E dini pse Sepse publikimi korrekt i ketyre listave mbetet sot e kesaj dite i bllokuar per faj te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile qe eshte nen varesine e plote te Ministrise se Brendshme tha Nikolla.

Selia roze ka mbyllur kete deklarim duke u shprehur se problemi i zgjedhjeve te fundit nuk ishte kodi elektoral por zbatimi i tij.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›