E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Nuk jepni para per task- force. Po pengoni hetimet e prokurorise

Prokuroria e Pergjithshme ne komisionin parlamentar te ligjeve ka kerkuar shtim te fondit qe qeveria ka percaktaur per kete institucion per vitin 2011. Perfaqesuesi i prokurorise Arben Dollapi kerkoi ne emer te organit te akuzes rritje te buxhetit per te permbushur sipas tij nevojat e institucionit per rritje te stafit te prokuroreve me 20 te tille kerkese te cilen deputet e mazhorances ne kete komision thane se do ta permbushin.

Duke pasur parasysh qe eshte rritur volumi i punes ne kete njesi mendoj se duhet te merret ne konsiderate kerkesa e prokurorise. Ne kemi nevoje qe te forcojme kete njesi per rritjen e shpejtesise se hetimit tha Dollapi.

Por opozita deklaroi institucioni i akuzes nuk eshte mbeshtetur me financime duke vecuar ne kete te fundit strukturen e task- forces.

Edhe Sherbimi Informativ Shteteror nuk ka qene i kenaqur me fondin qe i eshte percaktur ketij institucioni. Kreu i SHISH Bahri Shaqiri ne komisionin e sigurise zhvilluar me dyer te mbyllura kerkoi me shume fonde per institucionin qe ai drejton. Buxheti i 2011 pritet te miratohet ne parim ne seancen parlamentare te se enjtes.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›