E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pasuria e Priftit, dëshmi e korrupsionit shtetëror

Nëpërmjet një konference për shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni kërkoi nga ministri Prifti të japë përgjigje për akuzat e ngritura nga opozita dhe media të cilat kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën dhe shkelje të ligjit për konfliktin e interesit. “Edhe pse prej më shumë se dy javësh opozita dhe media akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për abuzim me detyrën dhe shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit, ky i fundit hesht dhe nuk jep asnjë sqarim”, tha Gjermeni.

“Në cilin vend të botës, në kulmin e krizës ekonomike, ministri i Ekonomisë do ishte pasuruar me 1.8 milion euro në një vit dhe ngjarja do të kishte kaluar në heshtje? Si shpjegohet që në vitin kur shqiptarët u varfëruan e ngelën pa punë, ministri përgjegjës i ekonomisë u pasurua me plot 2 miliard e gjysmë lek?”, shtoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›