E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Pensionistët duhet të hanë disa vakte më pak, që të paguajnë drita dhe ujë

Tiranë, 6 korrik, NOA Akuzat e opozitës ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve vijojnë, rishtas me deklaratat se rritja e pensioneve nuk mbulon dot as faturat e rritura të energjisë, ujit dhe koston e ushqimeve, çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm.

Nënkryetarja socialiste e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, ritheksoi se rritja e pensioneve është një tjetër gënjeshtër mediatike e kryeministrit, që synon tu hedhë hi syve shqiptarëve në lidhje me gjendjen e rëndë ekonomike në vend. Kjo e ashtuquajtur rritje pensionesh, për të cilën qeveria po fut duart në kursimet e shqiptarëve jo vetëm që është e vonuar në kohë, por për më tepër nuk arrin të mbulojë as rritjen e çmimeve dhe as inflacionin specifik të pensioneve.

Kdheli nënvizoi se rritja e pensioneve nuk mbulon dot koston e faturave të energjisë dhe të ujit. Rritja me 400-600 lekë në muaj nuk ju del as për ilaçet e as për çmimet e rritura të ushqimeve.

Sipas deputetes socialiste kryeministri duhet të pyesë për këtë rritje vetë pensionistët, të cilët dinë ta llogarisin pensionin e vogël të tyre, më mirë se kryeministri.

Deputetja e Partisë Socialiste, Kodheli, tha me gjuhën e shifrave se energjia elektrike është rritur me 13 % ndërsa uji me 26%, kjo duke përdorur shifrat zyrtare, pasi realiteti shpesh është shumë më i kushtueshëm për familjet shqiptare.

Sipas saj, e përkthyer në lekë, që prej janarit të këtij viti, vetëm këto dy fatura janë rritur mesatarisht me 3 mijë lekë të reja në muaj.

Ndaj kjo rritje e pensioneve dëshmon edhe mosefektivitetin e vet në llogaritë e pensionistëve, pasi sipas Kodhelit rritja prej 400-600 lekë në muaj, jo vetëm që nuk mbulon as rritjen e faturave të energjisë e ujit, por i ngarkon të gjithë pensionistët me 2,400 lekë më tepër shpenzime mujore. Ky është realiteti i rritjes së pensioneve dhe i mrekullive ekonomike të kësaj qeverie.

Madje duke iu referuar shifrave deputetja Mimi Kodheli, nënvizoi se familjet në nevojë, e sidomos pensionistët duhet të reduktojnë konsumin e ushqimeve dhe ilaçeve për të paguar faturat e rritura nga kjo qeveri, gjë që nënkupton se pensionistët, që pjesa më e madhe e tyre sot jetojnë në varfëri, duhet të hanë ndoshta një apo disa vakte më pak për të mos u prerë dritat e uji.

Qeveria, theksoi Mimi Kodheli, mban përgjegjësi për rritjen e papërballueshme të kostos të jetesës në Shqipëri, e cila sipas saj, nuk mund të fshihet pas një rritjeje pensionesh që është më e vogla në 10 vitet e fundit.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli shtoi më tej se mazhoranca në pushte ka ulur ndjeshëm standardin e jetesës së shqiptarëve, si pasojë e paaftësisë së saj për të menaxhuar financat publike dhe çmimet e faturave mujore të familjeve shqiptare.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›