PS: Përshkallëzim protestash. PS s'do bëhet vegël e qeverisë
TIRANË - "Ilir Meta nuk çudit më askënd me deklaratat e tij kundër PS, sepse tashmë ai flet për llogari të Sali Berishës. Të dy, bashkë me Fatos Nanon duan me çdo kusht ta kthejnë PS në një vegël të qeverisë duke e futur në parlamentin e votave të grabitura" - deklaroI Partia Socialiste, ne nje konference per shtyp sot te zedheneses Imeraj.
"PS nuk hyn në parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit" - perseriti ajo.
"Thirrjet e tyre nuk e ndryshojnë dot qëndrimin e socialistëve e të gjithë popullit opozitar ndaj një parlamenti të marr peng me manipulime e me korrupsion elektoral" - tha Imeraj lidhur me deklaratat e kreut te LSI, Ilir Meta po sot, per bojkotin e PS dhe vijimin e bashkepunimit PD, LSI edhe ne zgjedhje lokale.
Deklaratat e sotme, si dhe ato te kreut Rama ne Durres, lene te kuptohet per vijim te bojkotit dhe pershkallezim te protestave.
Dy kandidatët për kryetar të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, kanë vijuar përballjen e tyre para socialistëve të qytetit të Durrësit. Në një takim të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës "Aleksandër Moisiu" të këtij qyteti, dy rivalët kanë shfaqur edhe një herë platformat e tyre dhe pikat më të forta të filozofisë së tyre për drejtimin e PS-së në katër vitet e ardhshme.
Takimi është zhvilluar thuajse në të njëjtën orë me tubimin që Lëvizja për Mendim Ndryshe e drejtuar nga Ben Blushi mbajti në Tiranë.
Lakrori
Në sallën e mbushur me simpatizantë dhe anëtare të PS të këtij qyteti fillimisht foli Maqo Lakrori, i cili shpalosi platformen e vet mbi bashkimin e socialistëve duke treguar konkretisht edhe opsionet e veta mbi ringritjen e PSSH dhe sjelljen e të majtës demokratike ne pushtet si dhe qeverisjen sipas stadadteve euroatlantike.
Në këtë takim konkurues Lakrori vuri theksin tek solidariteti si një vlerë e rëndësishme dhe e patjetërsueshme e socialistëve që ka qënë në esencë të veprimtarisë së kësaj force.
"Me këtë solidaritet që duhet të forcohet në radhet e Partisë ne kemi përballuar dhe kemi fituar disa fushata zgjedhore si në vitin 1992. Por tashmë këto cilësi të larta solidariteti që na kartakterizonin janë plasaritur dhe kanë humbur, kanë filluar ndarjet në të vjetër e të rinj etj. Konceptet si ajo e partisë së para 2005 e pas saj janë të dëmshme",- u shpreh Lakrori në fjalën e vet.
Lakrori u ndal gjerësisht në kërkesat e tij për ndryshimet në statuat, ndryshime që përfshiheshin në një projekt prej 10 pikash mes të cilave ai u ndal tek ajo e ndarjes nga kulti i individit. Sipas tij, në tërësinë e tyre këto dhjetë pika kërkojnë që të përcaktojnë qartë se PS është një forcë e majtë e demokratizuar.
"Duhet të ndahemi nga filozofia e kultit të individit dhe duhet të bëjmë të mundur që punët të bëhen me ekipe, sepse sot nuk ka me heronj shpetimtare", - tha më tej Lakrori.
Gjithashtu në prezantimin e platformës së vet Lakrori vuri theksin edhe tek nevoja për të kompaktësuar të gjitha strukturat e partisë dhe të gjithë socialistët shqiptarë me të gjitha formacionet e majta demoktratike shqiptare dhe me çdo formacion tjetër progresist.
Rama
Ndersa rivali i tij në këtë garë, kreu në detyrë i PS-së Edi Rama, në fjalën e tij ka vënë theksin tek goditja që ka pësuar shoqëria dhe demokracia shqiptare pas zgjedhjeve të qershorit ku sipas tij, liritë dhe të drejtat e qytetarëve nuk janë më në duart e tyre, por janë në duart e atyre që kontrollojnë pushtetin.
Në këto kushte, ka bërë të qartë ai, e vetmja mundësi që i ka mbetur socialistëve është që të rezistojnë për të shpëtuar së pari demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
"Vota e 28 qershorit u grabit dhe u deformua por ne do të bëjmë rezistencë demokratike për të mos lejuar që të përsëriten zgjedhjet që lamë pas, ku shteti u transformua në një makinë elektorale për interesa të vetme të një njeriu të vetëm dhe të klanit të tij familjar.
Ne duhet të rrezistojme se rrugë tjetër nuk ka dhe se çdo rruge tjetër mbyll çdo mundësi për zgjedhje me standarde europiane në këtë vend", - u shpreh Rama.
Duke iu referuar pikërisht paketës së kushteve që PS i ka vënë mazhorancës për tu rikthyer në Kuvend, Rama ka mbrojtur qëndrimin e selisë rozë, duke bërë të ditur se ai ka për qëllim që të mos lejojë më që njerëzit të kërcënohen me vendin e punës për shkak të bindjeve politike.
"Ne nuk mund të lejojmë që të kemi zgjedhje ku njerëzit kërcënohen me buken e gojës dhe me vëndin e punës. Nuk mund të lejojmë gjithashtu që forcës së pushtetit t'i bashkangjitet forca e krimineleve të liruar nga burgu në mënyrë të paligjshme", - shtoi më tej Rama.
Pas fjalëve prezantuese, të dy kandidatët i janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga anëtarësia socialiste e këtij qyteti.