PS: Qeveria, shifra jo realiste për ekonominë

Partia Socialiste ka denoncuar mungesën e informacionit statistikor për publikun, duke bërë përgjegjës shefin e qeverisë për mungesë transparence në publikimin e të dhënave.
Në një konferencë për shtyp, sekretari për programin Ilir Beqja theksoi se të dhënat e publikuara nga INSTAT për ekonominë, varfërinë dhe papunësinë nuk kanë lidhje me realitetin shqiptar.
Sipas tij si pasojë e politizimit të tejskajshëm të INSTAT-it është prekur niveli më i ulët i besueshmërisë për të dhënat ndërsa në 7 vitet e fundit është shkatërruar shërbimi statistikor në vend.
"Aktualisht jemi në shkelje flagrante të ligjit për statistikat pasi nuk kemi një program të miratuar të statistikave kombëtare. Këshilli i statistikave ka përgjegjësi siç ka përgjegjësi edhe kryeministri sepse ai duhet të dërgonte në Kuvend programin statistikor” shtoi Beqja.
Ai ka premtuar se Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do të rikthejë pavarësisë në institutit të statistikeve duke bërë këtë institucion objektiv dhe të besueshëm për publikun.
"Ne do të rikthejmë pavarësinë e institutit të statistikeve duke e vënë INSTAT-it në varësi të Kuvendit e Shqipërisë. Ne do të zbatojmë parimet e paanshmërisë, objektivitetit, pavarësisë dhe profesionalizmit. Ne do të ngrejmë një strukturë të besueshme për të përpunuar statistikat. Ne e kemi gati ngritjen e shërbimit statistikor” shtoi Beqja.
vijon..