PS, Shalsi: Nuk do lejojmë që SHISH të merret peng nga Berisha

Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me ligjin e ri të SHISH. Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tha se me anë të këtij projekti, Berisha kërkon të rimarrë kontrollin e shërbimit sekret për të rifilluar përndjekjen e opozitës duke rënduar kësisoj edhe më shumë problematikën e lirive e të drejtave të njeriut. "Sali Berishës i duhet tani një shërbim sekret për të mos lejuar që opozitarët e këtij regjimi të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes së familjes në pushtet.
Ne nuk do ta lejojmë kurrë që edhe shërbimi sekret shqiptar të merret peng në zyrën e Saliut, siç janë marrë peng kutitë e votimit të 28 qershorit", u shpreh ai. Shalsi i ka bërë apel Berishës "të tërhiqet publikisht nga plani i tij ogurzi për asgjësimin e pavarësisë së shërbimit sekret".
Ndryshe bashkë me kutitë ky do të bëhet - një kusht më shumë për kthimin e opozitës në parlament dhe - një arsye më shumë për protestat tona, në rast se dialogu nuk jep rezultat", përfundoi Shalsi.
Shumica parlamentare vendosi një mandat 5-vjeçar për Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e shërbimit informativ shtetëror.