E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Skema e skandalit korruptiv të Vokshit, Shteti i korrupsionit të motrave

Tiranë, 10 gusht, NOA Duke e cilësuar si korrupsioni i motrave selia rozë denoncoi rishtaz deputeten Albana Vokshi dhe skandalin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit ku është përfshirë ajo, me një tjetër fakt të ri që i vishet dosjes së abuzimeve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, deklaroi se skema e re për të përfituar në mënyrë abuzive në këtë vend është e thjeshtë: Ajo e familjes Vokshi.

Baraj theksoi se Njëra motër këshilltare e Berishës, që mban vendin e kryeministrit dhe motra tjetrër Drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë, që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave.

Duke iu referuar fakteve, Baraj tha se Mimoza Vokshi drejtoreshë sugjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve.

Baraj i ka kërkuar ndërkaq kryeministrit Berisha të mos heshtë por të flasë, pasi firmën për këto 4 mld dollarë pasuri publike, e ka vënë ai.

Berisha sot duhet tu japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm, që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale? Si shpjegohet heshtja e Berishës kur çdo ditë e më shumë po vërtetohen thyerjet e rekordeve të korrupsionit nga njerëzit e oborrit të tij? Ky rrjet i ndërlidhur ngushtë mes shtresave të pushtetit, biznesit dhe familjes politike të Berishës po i drejton të gjitha hipotezat mbi korrupsionin drejt Kryeministrisë, theksoi Besnik Baraj.

Deputeti socialist tha se bashkëautorësia korruptive në rastin Vokshi është e pastër dhe e publikuar.

Dyshimet, sipas Barajt, mbeten vetëm tek mënyrë si janë ndarë përfitimet korruptive për atë, që hedh firmën, pra se si është ndarë përfitimi mes kryeministrit e motrave Vokshi, për 4 mld dollarë pasuri publike.

Deputeti i PS-së, Besnik Baraj i ka kërkuar rishtas institucioneve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë aferë të pastër korruptive që implikon kryeministrin Berisha dhe përfaqësues të mazhorancës, duke garantuar se me kthimin e opozitës në pushtet çdo konçesion e privatizim i bërë nga qeveria e Berishës do të zhvlerësohet.

Shteti i motrave ka detyrimin ligjor të përgjigjet! Nëse sot organet e drejtësisë janë të sunduar dhe të gjunjëzuar nga shteti i motrave e nuk hetojnë e japin llogari për çështjet Vokshi e Prifti, nëser qytetarët shqiptarë të jenë të bindur se çdo koncension e privatizim korruptiv do të zhbëhet, siguroi deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28439-ps-skema-e-skandalit-korruptiv-te-vokshit-shteti-i-korrupsionit-te-motrave","title":"PS: Skema e skandalit korruptiv të Vokshit, Shteti i korrupsionit të motrave","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›