E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Sulmi nga Shehaj, Qori dhe Doktori!/ Reagimi i Taulant Ballës, pas thyerjes së xhamave të selisë rozë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë personat që, sipas tij, janë dërguar pranë selisë së PS-së.

“O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.

Ai pretendon se personat e pranishëm janë paguar nga Berisha, si dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe “duart e huaja”.

“Kush donte prova e kujt është protesta, besoj e morët”, përfundon reagimin e tij Taulant Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›