PS Te hetohen zgjedhjet e 28 qershorit

Partia Socialiste merr pjese ne seancen e pare plenare te vjeshtes duke kerkuar serish arritjen e objektivit te saj themelor qe eshte transparenca e plote e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Deputeti Taulant Balla deklaron se transparenca eshte nje detyrim evropian detyrim themelor per kuvendin e per institucionet shqiptare.
BE permes institucioneve te tij me te larta i kerkon Shqiperise qe te garantoje zgjidhjen e transparences se votimeve te 28 qershorit tha Balla duke shtuar se PS do te kete shume shpejt edhe nje qendrim te sajin per zgjedhjet lokale te 8 majit te vitit te ardhshem date kjo e dekretuar mengjesin e sotem nga presidenti.
Nderkohe pak me pare perfundoi edhe mbledhja e grupit kuvendor socialist ku mesohet se kreu i deputeteve Gramoz Ruci informoi deputetet mbi ecurine e negociatave per hetimin e zgjedhjeve te kaluara.