E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Vendim urgjent, banorëve para në dorë

Partia Socialiste ka kërkuar edhe një herë nga qeveria që të dëmshpërblejë banorët e zonave të përmbytura me lekë në dorë. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni kërkoi që kryeministri Berisha të nxjerrë një vendim urgjent për t'i dhënë paratë baorëve. "PS i bën thirrje edhe njëherë Sali Berishës dhe qeverisë së votave të vjedhura që ai drejton, të nxjerrin urgjent vendimin për t'i dhënë lekë në dorë çdo familjeje që jeton në zonën e përmbytur, që ka humbur tokën, të mbjellat, bagëtinë dhe burimin e përditshëm të jetesës", pohoi ajo në një konferencë për shtyp. PS thekson edhe një herë se shkak i katastrofës është bërë nga korrupsioni qeveritar dhe jo nga natyra. "Shqiptarët e kanë tashmë të qartë se katastrofa e ditëve të para të këtij viti te ri, nuk ishte një katastrofë natyrore, por një përmbytje e shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni i kësaj qeverie dhe i nje ministri plotësisht të papërgjegjshëm", argumentoi Gjermeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›