E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza konsulences se Argites

Partia Socialiste ka hedhur dyshime të forta se vajza e kryeministrit Argita-Berisha Malltezi shfrytëzon pozitën shtetërore të babait duke u dhënë konsulencë kompanive të cilat kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

Deputeti Taulant Balla fillimisht dha shpjegime se ku konsiston influenca e Kryeministrit, e cila sipas tij, më tej përkthehet në konsulencë nga e bija, Argita.

"Rasti që do t'ju tregojmë është ai i një investitori të huaj, i cili është edhe konsull nderi i Shqipërisë në vendin e tij të origjinës. Ky mik i Shqipërisë erdhi në vendin tonë për të propozuar një projekt me rëndësi strategjike në fushën e energjisë. Takoi dhe Saliun dhe me marifet u gjet rruga e zakonshme që i çon investitorët nga zyra kryeministrore e babait - në zyrën e konsulencës së vajzës. Dhe këtu fillon odiseja rrënqethëse e zotërisë që erdhi në Shqipëri me një projekt zhvillimi dhe u tërhoq nga Shqipëria pas një korrespondence me Argita Berishën, kërkesat e së cilës ishin të papërballueshme", tha Balla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›