PS ankimon në KQZ rezultatin e Fierit
“Partia Socialiste nuk do ta amnistojë krimin elektoral të 28 qershorit dhe do t'i shkojë deri në fund hetimit të tij, pavarësisht koalicionit të së keqes që politika e vjetër ka krijuar për t'i vënë kapak këtij krimi dhe frenuar ndryshimin që populli kërkon duke e përcaktuar Partinë Socialiste forcën e parë në vend”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Zyra për Shtyp pranë PS.
Më tej në deklaratë PS bën me dije se “koalicioni Berisha-Meta nuk mund të qeverisë pa dorëzuar mandatin e nëntë të Fierit, pa lejuar rinumërimet që ajo ka kërkuar”.
“Partia Socialiste nuk ka fituar të drejtën për të qeverisur vendin, por ka marrë detyrën për të mos lejuar që vendi të qeveriset padrejtësisht”, lexohet në mbyllje të deklaratës së PS-së.