E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, betejë për listat e Tiranës

Deputetët e Partisë Socialiste mësynë dje drejt minibashkive të drejtuara nga LSI e PD, duke kërkuar listën e zgjedhësve.Të mbështetur nga militantë, deputetët Saimir Tahiri, Namik Dokle, Eduard Shalsi, Erion Braçe, Ilir Gjoni, Ledi Shamku protestuan para zyrave të minibashkive duke shkaktuar edhe incidente. Deputetët Braçe e Gjoni debatuan ashpër me Ilir Kokonën, kryetarin e Minibashkisë Nr 3. Nga ana tjetër, deputeti Tahiri mbylli derën e Minibashkisë Nr. 5 me zinxhir e dry, në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesës së tyre. Po kërkoj sa njerëz janë shtuar në regjistër. A mund të na e jepni?, kërkoi Braçe, ndërsa situata u acarua kur deputetët u detyruan të dilnin jashtë zyrave. Ka njerëz që nuk janë regjistruar fare në listat e votuesve. Ka njerëz që brenda një familjeje dikush është lënë në listën e votuesve të rrethin nga ka ardhur, ndërkohë që bashkëshorti apo bashkëshortja figuron në njësinë tonë; si dhe problemi i përhershëm i të vdekurve, shtoi deputeti Ilir Gjoni. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Minibashkinë Nr. 6, po ashtu e qeverisur nga LSI. Deputeti Tahiri i kërkoi listën dhe ndryshimet që janë bërë në të, ndërsa kryetarja e Minibashkisë, Luzhiana Abazi, i kërkoi që të sillte një kërkesë zyrtare. Situata u tensionua sapo dera e Minibashkisë u mbyll me zinxhir. Mos ta provojnë të vënë dorë mbi votën e qytetarëve sepse do ta paguajnë shumë shtrenjtë, deklaroi për mediat deputeti Tahiri.
Drejtuesit e minibashkive
Të kontaktuar nga gazeta, drejtuesit e njësive bashkiake numër 10, 6, 11, 3 dhe 8, ku u bënë protestat nga PS, thanë se nuk kanë marrë një kërkesë zyrtare nga PS për listën e zgjedhësve. Kryetarja e Njësisë Nr. 6, Luzhiana Abazi, tha se informacioni që kërkon PS është ligjërisht i pamundur të merret, pavarësisht se kërkohet nga deputetë. Sipas saj, PS është informuar në lidhje me listat e zgjedhësve. Nuk më interesojnë se janë deputetë. Kodi Zgjedhor nuk e njeh listën e përditësuar. Aty nuk ka asgjë për të fshehur, tha ajo. Nga ana tjetër, kryetari i Njësisë Bashkiake Nr. 11, Haki Mustafa, deklaroi se ai ka marrë për bërë të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga PS për përditësimet në listat e zgjedhësve. I kërkova për sqarim, por ata nuk erdhën. Mora vesh që kishin protestuar vetëm para kamerave, shtoi Mustafa. Ndërsa drejtuesi i Minibashkisë Nr. 10, Blendi Fuga, u shpreh se ai ka dhënë informacion për opozitën, të tillë se sa kanë qenë në numër ndryshimet e bëra.

Shoqërohet në polici kandidati i PS-së për Minibashkinë Nr.6

TIRANE – Kandidati socialist për Minibashkinë Nr. 6 dhe një aktivist i Partisë Socialiste u shoqëruan mbrëmë në Komisariatin e Kombinatit në Tiranë, për të dhënë deklarime në lidhje me akuzat e kryetares së Njësisë Bashkiake, Luzhiana Abazi, për sulm ndaj institucionit. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për kandidatin e PS-së, Krenar Cenollarin dhe një aktivist të kësaj partie, Besim Koraçi. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë deklarime dhe më pas janë lënë të lirë. Të njëjtat burime konfirmuan se shoqërimi i tyre lidhet me incidentin e paradites së djeshme, kur deputeti Sajmir Tahiri mbylli derën e jashtme të Minibashkisë duke i vënë kyçin dhe la brenda kryetaren Luzhiana Abazi. Ngjarja ndodhi pas një incidenti lidhur me përmbushjen e kërkesave të deputetit Tahiri për paraqitjen e listave paraprake të datës 8 mars nga ana e Njësisë Bashkiake Nr. 6. Madje, sipas burimeve nga policia, aktivistët e Partisë Socialiste kanë thyer edhe disa xhama të kësaj minibashkie, veprime që sipas policisë, përmbushin kriteret për akuzën e “shkatërrimit të pronës”. Kjo ka qenë dhe akuza që kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 6, Luzhiana Abazi, ka paditur deputetin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri. Në lidhje më këtë kallëzim, policia bëri të ditur mbrëmë zyrtarisht se shërbimet e Komisariatit Nr. 6 të Kombinatit kanë shoqëruar në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, kandidatin socialist për Minibashkinë Nr. 6, Krenar Cenollari dhe aktivistin e Partisë Socialiste Besim Kocaqi. Dy personat e shoqëruar, sipas policisë, kanë qenë të pranishëm në momentin kur deputeti Tahiri ka mbyllur brenda godinës kryetaren Luzhiana Abazi, si dhe gjatë momentit kur janë dëmtuar xhamat e ndërtesës. Për këtë arsye ata janë shoqëruar për të dhënë deklarimet e tyre rreth këtij incidenti dhe mësohet se pas kryerjes së procedurave do të lirohen. Mbrëmë, gjatë gjithë kohës kur dy të shoqëruarit merreshin në pyetje nga oficerët e policisë, deputetët Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalsi kanë pritur lirimin e tyre jashtë ambienteve të Komisariatit Nr. 6. Policia e Tiranës hodhi poshtë deklaratat e socialistëve se ata mund të ishin arrestuar, duke u shprehur zyrtarisht se ata thjesht janë shoqëruar për të dhënë shpjegime rreth incidentit.                                         e.d

Abazi: Tahiri mbylli derën e institucionit

Kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 6, Luzhiana Abazi, tha dje se deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, mbylli derën e këtij institucioni duke lënë punonjësit brenda. Unë isha nga zyra e urbanistikës. Deputeti Tahiri erdhi menjëherë dhe hyri brenda me kamerat e televizioneve, pa paralajmëruar. Mbylli derën dhe na la brenda, tha Abazi.

Subashi: Teliti të mos vërë dorë mbi listat

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi, reagoi dje pas deklaratave të drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Teliti, duke bërë thirrje që lista të mos ndryshohet. Sipas Subashit, listat e zgjedhësve pas datës 8 mars nuk mund të ndryshohen, por vetëm të përditësohen në raste të veçanta, siç përcaktohen në ligj. Kjo është lista që nuk po na jepet, me qëllimin e vetëm për ta mbajtur të fshehtë dhe për të shërbyer si mjet për manipulimin dhe vjedhjen e votës së shqiptarëve më 8 maj. I bëjmë thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile të mos vërë dorë mbi listën e zgjedhësve, të mos shtojë në lista ata persona që po detyrohen me forcë dhe me kërcënimin e pushimit nga puna të ndryshojnë vendbanimin. I kujtojmë këtij drejtori se është shkelje e rëndë e ligjit dhe me pasoja penale, pasqyrimi në lista i gjithë lëvizjeve të shtetasve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile pas datës 8 mars 2011, deklaroi Subashi.

Teliti: Sjapim lista të përditësuara, por vetëm ato paraprake e përfundimtare

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, tha dje se korrigjimi i listave është përgjegjësi e pushtetit lokal dhe në Tiranë kjo është detyrë e bashkisë së kryeqytetit. Pak pas akuzave të PS-së për ndryshimin e listave, Teliti u shpreh se listat e zgjedhësve nuk prodhohen në nivel qendror, nuk update-ohen në nivel qendror, ato korrigjohen në nivel lokal dhe përgjegjës për këtë janë punonjësit e gjendjes civile në zyrat lokale të njësive bashkiake dhe kryetarët e tyre. Në këtë kuadër, zoti Rama, si kryetar i bashkisë së Tiranës, është përgjegjës për listat e Tiranës. Sipas tij, listat paraprake sipas ligjit mund të kërkohen në njësitë vendore dhe Drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile dhe mund tju siguroj që çdo parti që ka paraqitur pretendime për të pasur listën nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e ka marrë atë në formatin elektronik të kërkuar. Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Partia Socialiste ka kërkuar tri herë gjatë periudhës 19 nëntor 2010-11 mars 2011 listën paraprake të zgjedhësve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ia ka dërguar atë. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ju bën me dije se, në bazë të nenit 57 të Kodit Zgjedhor është e detyruar të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›