PS dorëzon në prokurori padinë për Olldashin: Financoi në mënyrë të paligjshme PD-në, duke përdorur gazetën RD
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin publik të aferës së reklamave shtetërore. Ai ka depozituar sot një padi në prokurori për ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi.
Deputeti Shalsi tha se 500 mijë dollarë kanë shkuar për gazetën Rilindja Demokratike, organ i Partisë Demokratike. Në të vërtetë ky është financim i paligjshëm i PD-së.
Paratë kanë shkuar për RD si njoftime për shpronësime.
PS ka denoncuar një seri skandalesh me reklamat shtetërore, që kanë shkuar kryesisht për mediat e qeverisë.
Por skandali i financimit të PD, duke përdorur gazetën RD, është një shkelje e hapur e ligjit.