E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dosje ne Prokurori per Olldashin

Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurori dosjen për abuzimet me reklamat shtetërore. Sipas njoftimit të selisë rozë, paraditen e sotme kanë dërguar pranë organit të akuzës dosjen për abuzime ndaj ministrit të Transportit, Sokol Olldashi, të cilën PS disa ditë me radhë e ka denoncuar duke ofruar dokumente dhe shifra të shumta përmes deputetit të saj, Eduard Shalsi.

Sipas deklaratave të Shalsit, fondet për reklamën shtetërore janë ndarë në mënyrë të pabarabartë, duke ia dhënë dy të tretat e tyre mediave pranë qeverisë dhe kryeministrit Berisha.

Shalsi ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë ministrin e Transportit, Sokol Olldashi i cili sipas tij ka shpërdoruar fonde të mëdha për gazetën partiake “RD”, të cilës i ka dhënë 500 mijë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›