E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i pergjigjet argumentit te Berishes

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri akuzoi mazhorancën se e ka nisur me shkelje flagrante zbatimin e kodit të ri zgjedhor.

Gjatë një interviste direkte në edicionin qëndror të Lajmeve në Top Channel, ai tha se procedura e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së është shumë e qartë në ligj, por mazhoranca po përpiqet të zbatojë një skenar të parashkruar, duke anashkaluar ligjin dhe procedurat parlamantare që ai parashikon.

Z. Gjiknuri tha se PS është e gatshme të zbatojë rregulloren dhe të dëgjojë në një seancë të posacme të gjitha kandidaturat, si ato për anëtarë të Komisionit Qëndror Reforma ZgjedhoreKonsensusi për reformën Gjinushi kritika për PS-nëRama: S’ka reformë zgjedhore pa ndryshuar KQZ-në të Zgjedhjeve ashtu edhe kandidatët për kryetar të këtij institucioni.

“Ligji ka parashikuar që procedura e zgjedhjes se kryetarit është e ndarë nga anëtarët e KQZ-së. Kjo sajesë e zotit Berisha, që unë po e dëgjoj për herë të parë, në fakt është një gjë që vetë kryetari i komisionit të ligjeve e ka kërkuar, zoti Rusmajli, i cili tha meqënëse ky është atributi i partive politike, pra zgjedhja e anëtarëve të tjerë ne nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë. Por po e them shumë qartë që nëse kjo është dëshira e zotit Berisha, që nesër Komisioni i Ligjeve të organizojë një seancë dëgjimore edhe për anëtarët që propozohen nga PS apo të gjithë partitë e tjera, duke e përfunduar të gjithë procedurën në kohë. Unë nuk e di kush janë motivet e vërteta, mund të kenë motivet e tyre politike ose motivi i vërtetë qëndron tek produkti politik që ata duan të nxjerrin. Pra duke i fshehur transparencën publikut kërkojnë që të fshehin kandidaturat e mirëfillta politike dhe pa asnjë vlerë për menaxhimin e zgjedhjeve”, deklaroi Gjiknuri.       

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›