E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja kunder aktit normativ

E premte 19 Tetor 2012 1604 PARLAMENTIBashkite e majta ngrene alarmin se do te hyne ne kolaps pas aktit normative te qeverise qe ndalon grantet pushtetit vendor deri sa te kompensohen borxhet qe ujesjellesat I kane CEZ-it.. sipas kryebashkiakeve. Vangjush Dako i Durresit argumenton se bashkia qe ai drejton nuk e ka marre ende ujesjellesin ne administrim nderkohe qe detyrohet ti laje borxhet. Ndersa Stefan ipa kryetari i bashkise se Sarandes jep demin buxhetor qe i riskohet qytetit bregdetar nga ky akt. Per sekretarin e pushtetit vendor ne PS Bashkim Fino rreziku i cenimit te autonomise vendore eshte dhe per bashkite demokrate. Duke mos qene kunder ne parim per te paguar faturat ndaj CEZ ai shton se kundershtia e PS lidhet me menyren si u mor ky akt nxitimthi dhe pa konsultim. Tjeter pike qe u kundershtua fort nga PS ishte menyra sesi u votua nje dite me pare ne parlament. Me 69 vota per socialistet eshte shkelje e rregullores se kuvendit ndersa per demokratet eshte arritur shumica e cilesuar kur prezent ishin 121 deputet. Por socialistet i referohen dy vendime te Gjykates Kushtetuese ne te cilat eshte analizuar kuorumi i nevojshem qe duhet ne Kuvend per votimin te tille. Rasti per Zamir Poden kandidatin e Presidentit te Republikes per anetar te Gjykates se Larte dhe ai per deputetin socialist Ilir Beqja.Gjykata Kushtetuese cmon ne keto raste se nje deputet qe nuk shpreh vullnet me voten e tij dhe si rrjedhoje nuk ndikon ne procesin e votimit ne Kuvend nuk duhet te llogaritet ne konceptin shumice e te pranishmeve per efekt te kuorumit te votimit. Nese do te pranonim te kunderten atehere do te prodhohej nje rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit gje e cila nuk eshte ne perputhje me qellimin e ligjvenesit do te shprehej Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj per Ilir Beqjen.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›