E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërcënon me braktisjen e KQZ-së

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj force politike Armela Imeraj e ka justifikuar këtë veprim me sjelljen e kreut të KQZ-së, Arben Ristani.

“Ristani përdori sot një gjuhë rrugaçërore kundër PS-së, çka është e përsëritur. Ai kërkon që të kyçë të vërtetën, ndërsa ne i bëjmë thirrje të mos vazhdojë të bëhet vegël qorre e Sali Berishës”, shprehet Imeraj në deklaratë.

“Partia Socialiste i bën thirrje Ristanit se nëse përsëritet e njëjta sjellje, përfaqësuesit e PS në KQZ do të tërhiqen”, përfundon deklarata e zëdhënëses.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›