PS kërkon kohë për kërkesën për Xhaçkën: S’kemi pasur kohë ta shohim
Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel
Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
20:09
PS kërkon kohë për kërkesën për Xhaçkën: S’kemi pasur kohë ta shohim
Lapsi.al24 June 2022
Në diskutimet që janë duke u bërë në mbledhjen e Këshillit të Mandeteve, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar më shumë kohë që deputetët të njihen me kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Fillimisht fjalën e mori deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
“Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstratet nga institucionet që përcaktojnë kush është administratori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave. Sa i përket shtjellimit të përmbajtjes, do ta bëjë z. Korreshi”, tha Alibeaj.
Ndërkohë, Bushka bëri me dije se ajo vetë por edhe kolegë të tjerë si Ermonela Felaj kanë qenë jashtë Shqipërie, të angazhuar në konferenca ndërkombëtare kur është bërë kërkesa, ndaj kërkojnë shtyrjen në një tjetër datë të mbledhjes.
“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet”, tha ajo.
Por propozimin e socialistëve, Alibeaj e ka konsideruar si jo serioze duke kërkuar konsensus që në mbledhjen e sotme të paktën të bëhet prezantimi i fakteve nga PD.
“Nuk është se kërkojmë që një çështjes kaq serioze të mund të bjerë në joseriozitet. Mund të jetë dhe e logjikshme kërkesa për t’u njohur me dokumentacionin. Po bëj dhe unë një kërkesë, znj. Xhaçka duhet të ishte këtu. Edhe znj. Xhaçka për hir të procesit të rregullt ligjor, do duhet t’i jepet mundësia, koha për të dhënë shpjegimet e veta. Kërkesa të tilla për ta shtyrë se nuk jemi njohur me dokumentacionin, besoj se ia ulin seriozitetin. Kërkesa jonë është depozituar prej kohësh. Dhe dje i madh e i vogël nuk ka njeri që nuk e ka ndjekur parlamentin, të cilët janë njohur me faktet. Ne mund të gjejmë një zgjidhje të mesme, të tipit jemi mbledhur sot për të respektuar dhe vendimmarrjen tuaj që sot të ecim me prezantimin e kërkesës, ndërsa më pas nëse ju i qëndroni kërkesës për kohë për dokumentacionin mblidhemi në një seancë tjetër. Të ecim me këtë pjesë, të bëhet prezantimi dhe më pas jo vetëm aq, jo vetëm që kolegët duhet të lexojnë, t’i studiojnë dhe të japin fakte të reja, por edhe vetë deputetja Xhaçka të ketë të drejtën që të japë dhe ajo shpjegime para Këshillit. Kjo do ishte serioziteti i veprimtarisë.”, u shpreh Alibeaj.
Një i ri shqiptar u dënua me 8 muaj burg dhe më pas rrezikon depërtimin nga Britania e Madhe pasi u shpall fajtor nga gjykata për kultivim të paligjshëm të drog...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjten një ligj që vendoste disa kufizime për mbajtjen e armëve në shtetin e Nju Jorkut, një vendim ky që prit...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i është rikthyer përplasjes me aktivisten Evi Kokalari. Ai u shpreh se deklaratat që janë bërë ndaj tij janë penal...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar që F...
Vetëm 1 në 3 shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë. ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-...
U dënua me 7 vjet burg në Itali, një 49-vjeçar shqiptar që u kap me 22 kilogramë kokainë në 22 janar 2021. Droga u gjet nga policia italiane në sediljen e përpa...
Mediat britanike raportojnë se 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri të enjten. Mes tyre ishte një trafikant droge, një rrëmbyes dhe një pedofil. ...
Ndryshe nga ç'paralajmëruan pak ditë më parë, drejtuesit politikë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk e anuluan pjesëmarrjen e tyre në samitin m...
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se është dakord me kryeministrin Edi Rama, kur ai thotë se BE është e dobët, pasi sipas tij, qëndrimi ndaj luftës ...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel
Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë