E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS konventa ne diten e dyte

Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare, socialistët kanë vijuar të prezantojnë ato që i quajtën “plagët e shoqërisë shqiptare”.

Në nisje të konferencës për programin “Rilindja”, paraditen e sotme u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama u shpreh se: “Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafytyrimit dhe me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të flasin, se cila do të jetë natyra e re e qeverisjes.

Ayala: Shqipëria ka nevojë të drejtohet Vizioni që kemi ne është ndryshe dhe rruga që do të ndjekim ne është tjetër. Nëse shqiptarët duan punësim, taksim të ndershëm dhe të zmbrapsin krimin, kanë vetëm një zgjedhje, votimin e programit të PS më 23 qershor.

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste nga PS

Konferenca është përshëndetur nga Luis Ayala, sekretari i Internacionales socialiste i cili ka theksuar se vlerat e socializmit na çojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. “Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistë në botë.

Në fakt doja t’ju thosha se lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. Doja t’ju thosha dy gjëra të rëndësishme:

1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vendeve të botës ka pasur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe. Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin”, ka thënë Ayala. Sekretari i Internacionales Socialiste ka theksuar më tej se është i bindur se qeveria socialiste, që do të dalë pas 23 qershorit, do jetë në shërbim të popullit.

“Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka pasur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi pasur zhvillimin tek ato qeveri që kanë pasur në drejtim parti sociale që kanë pasur në thelb ato që thatë dhe ju sot. Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Në fakt doja t’ju thosha se Shqipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucionet e shëndosha, dhe që ti japë llogari çdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo çfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gëzimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”, ka përfunduar ai.

Rama: Ne kemi një vizion ndryshe

Kryetari i PS, Edi Rama ka marrë fjalën në ditën e dytë të Konferencën Kombëtare, duke e vënë theksin tek ndryshimi mes vizionit të PS për të ardhmen evropiane dhe atij të qeverisë aktuale për pasurim personal.

Gjatë fjalës së tij Rama ka nënvizuar se, nëse shqiptarët duan punësim, taksim të ndershëm dhe të zmbrapsin krimin, kanë vetëm një zgjedhje, votimin e programit të PS më 23 qershor.

Ja dhe fjala e kryetarit Rama: “U jam mirënjohës të gjithë atyre që shpjeguan për publikun themelet e programit tonë. Programi ynë është shumë i detajuar për t’u shfaqur në harkun e vetëm dy ditëve. I falenderoj nga zemra të gjithë ata që folën një e nga një. Ata e morën fjalën në emër të qindra mijëra njerëzve që janë pa zë dhe për të cilët vetëm PS ka një vesh për t’i dëgjuar.

Unë dje shtrova një pyetje: Çfarë Shqipërie duhet të ndërtojmë, një të vërtetë apo një gënjeshtër? Ne duam të bëjmë një Shqipëri që di ta dëgjojë të vërtetën dhe të jetojë me të. Duam të jetojmë në një Shqipëri të lirë apo të kapur? Ne sot jetojmë në një Shqipëri të kapur dhe duam që çdo shqiptar të jetojë i lirë. Gjithashtu, premtoj atë që do të garantojë jetën tonë, ligjin. Vizioni që kemi ne është ndryshe dhe rruga që do të ndjekim ne është tjetër.

Më 23 qershor populli shqiptar do zgjedhë një betejë për punësimin, apo do pranojë rritjen e mëtejshme të papunësisë? Taksimin e ndershëm, apo taksën e sheshtë? Do të votojë për të paguar më pak e fituar më shumë, apo do vazhdojë të shohë hendeqe, duke qëndruar para tyre? Luftën ndaj krimit apo nënshtrimin ndaj krimit? Ne duam të sjellim ndryshimin për socialistët, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të zmbrapsin krimin, më 23 qershor kanë vetëm një zgjedhje, programin tonë.

Do ngremë urën e bashkëpunimit, apo do shkojmë drejt nacionalizmit primitiv? Lufta mes Millosheviçit dhe UÇK-së ishte mes nacionalizmit dhe atdhedashurisë. Dhe luftën e fitoi atdhedashuria. Për ne politika është një qëllim fisnik, për ata është vetëm një mjet. Për ne politika është një vizion për Shqipërinë evropiane”. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›