PS mazhorances Na jepni Fierin te japim konsensusin

Partia Socialiste nuk heq dorë nga kushti për miratimin e tre reformave të rëndësishme legjislative, që Komisioni Europian i ka lënë si detyra imediate klasës politike shqiptare, në funksion të vendimit përfundimtar të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kryesocialisti Rama, në mbledhjen me deputetët, tha se opozita do të jetë pjesë e diskutimit dhe votimit të tre ligjeve, pro më parë posti i kreut të Këshillit Qarkut Fier, duhet t’i kalojë të zgjedhurit socialist.
Në mbledhjen e grupit, kryetari socialist tregoi edhe njëherë se do të ndërmarrë festime paralele me ato zyrtare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Duke etiketuar si mediokër programin e qeverisë, ai tha se në vijim të kremtimeve të opozitës, në fundjavë do të çelet një ekspozitë në Prishtinë dhe ftoi gjithë deputetet ta vizitojnë atë.
Numri një i socialistëve, u ndal edhe tek programi politik i Partisë Socialiste, në mënyrë të veçantë kapitulli për arsimin. Ai bëri me dije se gjatë javëve të ardhshme do tu shpjegohet shqiptarëve se çfarë ofrohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në vend.