E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh konventën kombëtare, prezantohen kandidatët dhe programin politik

Partia Socialiste ka mbledhur sot Konventën Kombëtare ku do të prezantohen aleatët, kandidatët për deputetë si dhe programi politik i kësaj force politike.

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli e përshëndeti Konventën nëpërmjet një letre, ku ndër të tjera kërkoi rrotacion dhe fitoren e opozitës së bashkuar më 23 qershor.

Edhe ish-presidenti Rexhep Mejdani po ashtu kërkoi rrotacion politik dhe ndryshim më 23 qershor, pasi sipas tij, pas 8 vitesh në pushtet, maxhoranca është konsumuar.

Rotacioni politik në Shqipëri është i domosdoshëm dhe është e domosdoshme vota e shqiptarëve për të realizuar këtë rrotacion. Situata në vend është kritike dhe mund të kalohet vetëm nëpërmjet këtij rrotacioni të gjerë. Vota e shqiptarëve është për të mos lejuar që gjoja në emër të globalizimit ky vend të shndërrohet në një vend plehrash tha Mejdani.

Milo: Sot dëshmojmë se jemi të gjithë bashkë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›