E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbyll fushaten ne Kamze

Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës së saj në qytetin e Kamzës, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Në fjalën para mbështetësve të dalë në sheshin qendror të qytetit, kryesocialisti Rama kërkoi votën, jo vetëm të socialistëve, por edhe të demokratëve pasi sic tha ai, numri 29 është rilindje për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për socialistët. Rama premtoi legalizimet dhe politika integruese të Kamzës me kryeqytetin. “Asgjë nuk mund t’ju pengojë për të qenë banorë të kryeqyteti dhe pjesë e Tiranës europiane. Me numrin 29 Zgjedhjet 2013SHBA: Numërimi proces kritik Meta: Deputet në cdo qarkTopi: Mos votoni qorrazi ju do t’i jepni vetes titullin e pronarit të shtëpisë tuaj dhe titullin e kryeqytetarit. Projekti ynë s’është vetëm legalizim, por zhvillim urban e social, integrim si pjesë e kryeqytetit”, tha Rama. Më pas Rama sulmoi kryeministrin Berisha, të cilin e krahasoi me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. “Berishën e ka kapur sindromi i Fatos Nanos. Ka ca ditë që thotë unë jam Sali Berisha. Unë jam ai që bëri Tiranën dhe zotohem se do të bëj edhe Kamzën si Tirana. Skuadra e Tiranës, ka një kapiten dhe një garant të Shqipërisë, që është një në jug e në veri, Pandeli Majko dhe të jeni 100 përqind të sigurtë që ky njeri që e ktheu Shqipërinë në shtëpi për 500 mijë njerëz të përzënë nga Milloshevici, nuk do të lejojë që pas 23 qershorit, ju të mos keni legalizimet”, tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›