PS mbyll fushaten ne Kavaje e Fier

Partia Socialiste ka mbajtur pasditen e së mërkurës mitingun përmbyllës elektoral në Kavajë, me kryetarin Edi Rama që u ka drejtuar një falenderim të veçantë banorëve të këtij qyteti.
Në fjalimin e tij, Rama ka deklaruar se, njësoj siç PS çliroi Kavajën dy vjet më parë nga “çeta që e mbajti nën kthetrat e korrupsionit”, ashtu ajo do të çlirojë gjithë Shqipërinë më 23 qershor. Rama ka ironizuar kandidaturat e PD për Kavajën, mes të cilave është edhe ajo e ish-deputetit të PS, Kastriot Islami. “Sot, shikojeni se çfarë ka ndodhur, sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha, është bashkuar me punistin Kastriot Zgjedhjet 2013Zyrtarët gjermanë bojkotojnë përuriminShijak, Mediu prezanton DukënIncidentet në Kukës, LSI akuza Nokës Islami. Kurse unë jam bashkuar me djalin tuaj, protagonist i lëvizjes së dhjetorit. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre”, ka deklaruar Rama duke iu referuar kandidatit të PS. “Saliu i thotë Kavajës të ecim përpara, por me Saliun dhe me Kaçin shkohet vetëm mbrapa dhe nuk gjendet më rruga”, është shprehur kreu i opozitës. Sipas tij, vetëm Partia Socialiste i jep mundësi Kavajës dhe Shqipërisë që të rilindin. “Jam i bindur se rilindja do të fryjë si një erë e stuhishme në Kavajë dhe do ta çojë prapa Diellit katragjyshin me antiplumb”, ka thënë Rama. Ai ka ftuar edhe elektoratin demokrat të Kavajës që këtë herë të votojë majtas, duke përmendur si provë konkrete angazhimin që PS ka pasur në dy vitet e fundit për qytetin. “Të votosh për PS do të thotë të votosh për provën e prekshme, për votën e pastër dhe sot Kavaja është më e pastër se dy vjet më parë”, ka thënë Rama. “Sot Kavaja është e lirë. Me besimin që do të na jepni më 23 qershor, ne do bëjmë për Kavajën më shumë se ç’është bërë në 20 vjet së bashku”, ka shtuar ai. Rama në Fier: Do çliroheni nga taksat Pas Kavajës, Rama ka udhëtuar drejt Fierit, ku ka mbajtur një miting analog, ku kryefjala e fjalimit të tij ka qenë kalimi nga taksimi i sheshtë në atë që ai e quan taksimi i ndershëm. “PS ka të gjithë vullnetin për të vënë në jetë programin e Rilindjes Shqiptare. Me deputetët tanë për këtë qark ne do votojmë kalimin nga taksa e sheshtë tek taksimi i ndershëm. Pastaj, kush fiton më pak do paguajë më pak dhe kush më shumë do paguajë më shumë”, ka deklaruar Rama. Kryesocialisti ka sqaruar se në këtë mënyrë, tek e cila do të arrihet duke votuar për numrin 29, do çlirohen nga taksat 95 për qind e shqiptarëve. “Brenda 100 ditëve të para vota juaj do bëjë që këta deputetë të ngrenë dorën për të votuar që ju të kurseni 40 mijë lekë çdo muaj dhe për të kursyer më shumë se një rrogë nga çdo rrogtar i zakonshëm i këtij shteti. Në 100 ditët e para të qeverisjes, këta deputetë do të përgjysmojnë tatimin e fitimit duke e hequr përgjithmonë”, ka vijuar Rama duke prezantuar kandidatët e PS. Duke vendosur shenjën tuaj tek numri 29 ju do çliroheni nga gjithë taksat dhe do fitoni të drejtën e pasurisë së patundshme mbi tokën tuaj në fshat, ka qenë premtimi tjetër i kreut të PS. “29-a është numri që çliron gjithë ato familje që duhet të marrin borxh e të shesin gjithçka kanë për të marrë kujdesin shëndetësor. Me PS dhe këtë skuadër ju do merrni shërbimin shëndetësor falas”, ka shtuar ai. / Top Channel