E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjodhëm një skuadër fituese. Lista e kandidatëve

Mes tensionesh dhe zemëratash, Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit. Në një deklaratë për mediat lidershipi i PS, Edi Rama, nuk ka preferuar të lexojë emra, duke u ndaluar kryesisht në analizën e rrugëtimit deri tek qëndrimi final.

Kryesia e PS i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare të PS që do të luftojë në cdo qark për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, por do të nënvizoj pak gjëra. Nënvizoj edhe njëherë tjetër që jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me burra dhe gra parlamentarë, që është në përfundim të mandatit të tij që edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim për zgjedhjen e bërë, por kanë treguar se janë këtu për atë që thonë dhe bëjnë dhe nuk janë këtu për të bërë tjetër gjë, sic pak kanë bërë. E dyta dëshiroj ti falenderoj dhe tu shpreh të gjithë konsideratat atyre që ishin pjesë e grupit parlamentar dhe nuk u përfshinë. Sic ka personalitete, figura të reja me kapacitete të mjaftueshme për të qenë në këtë betejë, anëtarë në forumet tona që nuk janë përfshirë. Jam i bindur se kontributi i tyre sdo të mungojë dhe bashkë me ta do cojmë përpara projektin e fitores tha ai.
Rama theksoi se Kryesia e PS ka bërë një zgjedhje të qartë, duke zgjedhur një skuadër kombëtare për të fituar, e që nesër do të tregojë koherencë.

Garantoj se skuadra e përzgjedhur prej nesh janë aty për të fituar për njerëzit dhe për të bërë ato që ne themi. Është me rëndësi ta kuptojnë se renditja në lista nuk është klasifikimi i vlerave të njërit apo tjetërit, por renditje krejt normale. Çdo spekulim më këtë është thjesht keqinformim për publikun. Sot kemi bërë një zgjedhje të qartë, duam një skuadër kombëtare për të fituar, të tregojë koherencë. Ndaj janë bërë disa zgjEdhje për të mos përfshirë disa anëtarë të kryesisë së PS. Jo të gjithë kanë qenë të lumtur, asnjë, por sjelljet kanë qenë të ndryshme u shpreh Rama.

E ndërsa i mëshoi fort gjatë gjithë deklaratës kompaktësisë së skuadrës dhe koherencës, duket se pikërisht këto kritere kanë lënë jashtë listave edhe deputetin Arben Malaj.

Kemi ndërtuar një skuadër për të cuar përpara një axhendë kombëtare, një strategji zbatuese. Si cdo skuadër duhet të jetë kohezive dhe të bashkojë cdo talent individual me lojën e skuadrës. Fakti që gjërat kanë qenë gati tregon se kështu do të ndodhte. Nuk është hera e parë, besoj se është e fundit se me emrin e Partisë Socialiste të vërtetë, sic thuhet, të mund të luhet. Ne jemi për Rilindjen, problemi është se Rilindja ka nevojë për një premisë themelore, nuk mund të ketë dritë në errësirë theksoi Rama ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve me lënien jashtë listave të PS të Arben Malaj.

LISTA  E KANDIDATEVE PER DEPUETET TE PS

Tiranë

  1. PANDELI  MAJKO
  2. SAIMIR  TAHIRi
  3. VASILIKA  HYSI
  4. DITMIR  BUSHATI
  5. FATMIR XHAFAJ
  6. LINDITA  NIKOLLA
  7. BESNIK  BARAJ
  8. XHEMAL  QEFALIA
  9. SADRI  ABAZI
  10. PARID CARA
  11. SPARTAK  BRAHO
  12. ARTAN GAÇI
  13. PJERIN NDREU
  14. RAKIP SULI
  15. MILENA  HARITO
  16. DASHAMIR  PEZA
  17. ENKELEJDA  SHKRELI
  18. ERVIN  BUSHATI
  19. BLEDAR  DORACAJ
  20.  ALFRED  DALIPI
  21. SADI  VORPSI
  22. BLERINA  GJYLAMETI
  23. PETRIT  VARGU
  24. ARBEN  SEFERAJ
  25. SHAQIR  SHEHU
  26. BLENDI  NALLBANI
  27. ERJETA  ALHYSA
  28. RODOLF  XHILLARI
  29. IBRAHIM  KALEMI
  30. AFRIM  QENDRO
  31. AZBI  ARAPI
  32. LAVDRIM  SAHITAJ
  33. PETRIT  DESKAJ
  34. BESIM  RUÇI

VLORE

  1. EDI RAMA
  2. VALENTINA  LESKAJ
  3. KOÇO KOKËDHIMA
  4. LUIZA XHUVANI
  5. FATMIR TOÇI
  6. ANDREA  MARTO
  7. EDMOND LEKA
  8. SHUAIP BEQIRI
  9. MIRA SHEHU
  10. SHEME  LULO
  11. SOKOL  BANA
  12. GENCI KOJDHELI
  13. NEIME GJIKA
  14. NORETA KALCUNI
  15. INES STASA

ELBASAN

BEN  BLUSHI

DAMIAN  GJIKNURI

EVIS  KUSHI

ALFRED  PEZA

TAULANT  BALLA

MUSA  ULQINI

ARBEN  KAMAMI

ILIR  BEJTJA

LULJETA ARAPI

AGIM  LEKA

KASTRIOT  GURRA

MEHDI  PEPA

ALTIN  AGO

YMER  TOLA

ROVENA  BEQIRAJ

SOKOL SKURA

KORCE

BASHKIM  FINO

ARTA  DADE

OLTA  XHAÇKA

ILIRIAN  PENDAVINJI

ILIR  XHAKOLLI

YLLI  ZIÇISHTI

ARDIT  KONOMI

ARTUR PORPOLLOGU

ANA  VERUSHI

ADRIATIK  BRAÇE

ZAMIRA  BEQIRAJ (KITA)

ILIR  TORRA

NADA  NASTO

FIER

GRAMOZ RUCI

ERJON BRACE

EGLANTINA GJERMENI

ILIRIAN CELIBASHI

ARMANDO CUBASHI

 SHKODER

MIMOZA HAFIZI

TOM DOSHI

PAULIN STERKAJ

NAMIK KOPLIKU

SAIT FISHTA

GENTIAN PALAJ

NIKOLLE DEDA

LEZHE

MIMI  KODHELI

ARMANDO  PRENGA

ARBEN  NDOKA

NDREC  DEDAJ

MEJREME  DELISHI

EDUART  NDOCAJ

KASTRIOT  PIROLI

MIRELA  NELI

BERAT

FIDEL BAHRI YLLI

ERMONELA  VALIKAJ (FELAJ)

EDUARD  SHALSI

EDUART  BEJKO

ARTAN  LAME

STAVRI  CECA

ERJON  KËRI

ANILA  AGALLIU

ALMA  KULE

DIBER

SHKELQIM  CANI

ULSI  MANJA

HASAN  CENI

ARBEN  KESHI

ASHIM DOMA

EZMERINA  HOXHA

DURRES

BLENDI  KLOSI

KLODIANA  SPAHIU

ILIR  BEQAJ

NAMIK  DOKLE

GENTIAN  BEJKO

ARTUR  BUSHI

SHKELQIM  TROPLINI

JURGIS  ÇYRBJA

SOKOL SULA

ARDIAN KOKOMANI

GËZIM  AGASI

TAULAND  XHERAJ

ERALD  HASANAJ

ESMERALDA  SHKJAU

GJIROKASTER

ARBEN  AHMETAJ

ERION VELIAJ

ANASTAS  ANGJELI

VLADIMIR  KOSTA

DASHAMIR  KAMBERI

 KUKES

VEXHI MUÇMATAJ

LAVDIM ELEZI

RAM HOXHAJ

ADEM LALA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›