PS me tregtarët: Basha na rriti taksat

Grupi i Këshilltarëve të majtë ka dëgjuar shqetësimet e tregtarëve në tregun ushqimor me shumicë në kryeqytet .Tregtarët kanë shprehur situatën e vështirë që është krijuar lidhur me rritjen e taksave vendore të biznesit të vogël.
Sipas tregtarëve, në situatën e vështirë ekonomike, kur edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm në kryeqytet shumë prej tyre po shkojnë drejt falimentit të plotë.
Kreu i Këshilltarëve të opozitës në Këshillin bashkiak, Aldrin Dalipi, theksoi se ky nuk është një problem politik, por qytetar.
Grupi i Këshilltarëve, të opozitës u premtoi tregtarëve se zëri i biznesit të vogël do të dëgjohet derisa ky problem të zgjidhet.