PS, ne kuvend me dy projektligje

Partia Socialiste do te paraqese ne seancen e sotme te parlamentit shqiptar projektligjin per ngritjen e komisonit hetimor per zgjedhjet, si dhe nje draft tjeter qe i garanton cdo force politike qe ka ankesa per procesin zgjedhor qe te kerkoje hetim te plote dhe te pakushtezuar.
Deputeti Namik Dokle pas mbledhjes se sotme te grupit kuvendor socialist beri me dije se opozita do te futet ne parlament dhe do t'i paraqese maxhorances keto dy propozime.
"Ne presim ne reflektimin e maxhorances lidhur me propozimet tona dhe eshte e drejte e saj per t'i pranuar ato apo jo", u shpreh Dokle, duke kujtuar se opozita hyn ne parlament per te mos dale, por edhe per te mos qendruar ne rast se nuk do te garantohet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.