E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne kuvend vetem per kutite

Socialistet vendosen sot paradite qe te hyjne ne seancen plenare te kuvendit. Vendimi eshte marre gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist. (UPDATE)

Kuvendi kishte lajmeruar rendin e dites per seancen e sotme ku ne fillim do te diskutoheshin disa projektligje te paraqitur nga ana e qeverise dhe ne fund te seances do te votohej propozimi per te fundit ne kalendarin e punimeve te kuvendit projektligjet e propozuara nga opozita per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Per te bere kete ndryshim duhen 84 vota te cilat arrihen vetem me nje konsensus mes pozites dhe opozites ne kuvend.

Por per socialistet vendosja e kerkesave te tyre ne fund te rendit te dites eshte interpretuar si nje kusht i vendosur nga mazhoranca per socialistet te cilet ne fillim duhet te vijne ne seancen plenare per te votuar projektligjin per gjykatat administrative, projekt qe kerkon edhe votat e majta per te arritur shumicen.

Dhe me pas kuvendi dhe mazhoranca do te miratonin kerkesen e opozites per te futur ne rendin e dites projektligjet e propozuara nga opozita.

Socialistet me vendimin e marre paraditen e sotme e kane refuzuar hapur kete kusht te vendosur nga mazhoranca dhe kane njoftuar se do te jene ne sallen e kuvendit vetem ne fund te seances kur do te nise diskutimin per kalendarin e punimeve te kuvendit.

Mosprania e tyre ne salle do te thote deshtim per miratimin e projektligjit per gjykatat administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›