E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS per anetaresimin ne NATO

Partia Socialiste e Shqiperise, e ndergjegjshme per rendesine e jashtezakonshme qe ka per vendin tone, Samiti i NATO-s, qe do te mbahet ne prill te ketij viti, shpreh mbeshtetjen e saj te plote per te gjitha masat e nevojshme dhe te domosdoshme qe duhen realizuar, qe ne kete samit Shqiperia te marre ftesen historike per anetaresim ne NATO, si dhe siguron e garanton per gatishmerine dhe vendosmerine e saj per te kryer te gjitha detyrimet qe asaj i takojne ne kete proces
Partia Socialiste,
- eshte e vendosur ne rrugen e natyrshme te Shqiperise per t'iu bashkuar familjes Euroatlantike, si nje hapesire e patjetersueshme lirie e demokracie, ku shqiptaret shohin te ardhmen e atdheut e te femijeve te tyre;
- eshte e vetedijshme se ftesa e shumepritur per anetaresim ne NATO kerkon angazhimin e panderprere te te gjitha forcave politike parlamentare dhe mund te vije vetem ne baze te rezultateve konkrete, ne fushen e lirive e te drejtave demokratike, ku Shqiperia duhet te realizoje standardet e familjes Euroatlantike;
- eshte e ndergjegjshme per veshtiresine e kesaj sfide te perbashket ne kushtet kur vendi ka ende shume per te bere ne rrugen e ndertimit te nje demokracie funksionale e te nje sistemi politik te bazuar ne ekonomine e tregut dhe kur nga ana e familjes Euroatlantike na kerkohet thellimi i reformave, duke nisur nga reforma zgjedhore dhe ajo e drejtesise, si dy hapa kuptimplote drejt realizimit te standardeve;
- eshte e bindur per domosdoshmerine e kapercimit te nje periudhe historike konfliktualiteti te vazhdueshem politik dhe te afirmimit te vullnetit te mire per te krijuar nje klime besimi e bashkepunimi, mes forcave politike parlamentare, per te gjitha reformat e nismat ligjore, qe ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise kerkojne angazhim bipartizan;
- angazhohet me te gjitha kapacitetet e saj per te ndihmuar ne realizimin e reformes ne drejtesi, si dhe te reformes zgjedhore, ne perputhje me ekzigjencat dhe standardet e familjes Euroatlantike,
- vlereson arritjet e deritanishme dhe u shpreh solidaritet e mbeshtetje te plote Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise;
- inkurajon te gjithe ushtaraket qe te angazhohen pa rezerva per te permbushur ne cdo detaj detyrimet e procesit integrues ne NATO;
- shprehet e gatshme te mbeshtese cdo nisme qe pershpejton hapat integrues ne NATO;
- konfirmon qendrimin e saj te vendosur per paqe, siguri, stabilitet, mirekuptim e bashkepunim ne rajon dhe mbeshtet zgjidhjen e ceshtjes se statusit te Kosoves, nepermjet shpalljes se pavaresise se Kosoves, permes nje procesi te harmonizuar mes institucioneve legjitime te saj dhe partnereve nderkombetare;
Grupi parlamentar i Partise Socialiste do t'i parashtroje Kuvendit te Shqiperise nje Projektrezolute, bazuar ne parimet dhe angazhimet e lartpermendura, duke u bere thirrje te gjitha forcave politike parlamentare qe ta miratojne ate, si nje akt vetedijeje e angazhimi, per te permbushur permes veprimit parlamentar te gjitha detyrimet e perbashketa per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe per te hapur kesisoj nje faqe te re ne historine e vendit tone e te Ballkanit Perendimor, ku Shqiperia do te vazhdoje te jete nje faktor paqeje e stabiliteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›