PS pezullon Barjaben

Ndërsa çifti Barjaba vijon sqarimin me gjykatën amerikane për akuzën e
vjedhjes, në Shqipëri ata pezullohen nga funksionet publike.
Partia Socialiste ka mbledhur Komisionin e Garancive Statuture duke marrë vendimin për pezullimin nga të gjitha funksionet partiake Fatbardha Barjaben, si dhe pezullimin e Kosta Barjaba nga çdo marrëdhënie teknike dhe konsultative me Partinë Socialiste.
Komisioni ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, me objekt përputhshmërinë me normat e Statutit të Veprimeve të anëtares së PS-së, Fatbardha Barjaba. Komisioni ka vërejtur se ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara që tregojnë se veprimet e anëtares së Partisë, Fatbardha Barjaba janë në kundërshtim me normat statusore dhe parimet e përgjithshme morale te PS-së, si dhe cenojnë rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes.
Komisioni i Garancive Statutore nisur nga fakti se informacionet nuk janë përfundimtare, bazuar dhe në parimin e prezumimit të pafajësisë deri në shprehjen përfundimtare të organeve kompetente gjyqësore, gjykon se Fatbardha Barjaba duhet të pezullohet nga çdo strukturë, aktivitet, përfaqësim apo veprimtari politike e PSSH.
Akademia e Shkencave gjithashtu, anetar i te cilit ishte Kosta Barjaba, i ka ngrire titullin akademik deri ne sqarim te akuzave nga gjykata amerikane. Akademia thote se nese akuzat vertetohen, akti eshte i turpshem, i papranueshem dhe ne kundeshtim me moralin akademik, por procedimi perfundimtar ndaj tij do te behet pasi gjykata te jape vendimin.
PD: Rama të bëjë publike lidhjet me Bajrabën
Partia Demokratike kërkoi të shtunën që kryesocialisti Edi Rama të bëjë publike të gjitha lidhjet e tij me sekretarin për çështjet sociale, Kosta Barjaba".
"Dje kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke mashtruar qytetarët shqiptarë, u përpoq të lante duart me Sekretarin e tij për Çështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike, Kosta Barjaba, i cili kreu aktin e shëmtuar të vjedhjes në supermarketin Nordstrom, sëbashku me gruan e tij. Fatbardha Barjaba. zëdhënëse e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës. Zoti Rama, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tahiri, mashtroi dje shqiptarët, duke deklaruar se Sekretari i PS-së, xhepisti ordiner Kosta Barjaba, nuk kishte lidhje me PS-në dhe se atë nuk e kishte thirrur njeri, por kishte ardhur të kontribuonte vetë", tha zëdhënësja e PD-së.
PS: Ne u distancuam nga Barjaba
“PD, streha e një ujqërie për cënimin e pasurisë kombëtare”
Partia Socialiste ka reaguar pas kësaj deklarate të selisë blu, duke thënë se, shpreh keqardhjen për atë që e quan “rrënimin e vazhdueshëm” të foltores së PD-së. Rasti në fjalë nënzinon edhe njëherë ndryshimin e madh mes dy forcave më të mëdha politike në Shqipëri”, thotë Partia Socialiste.
“PS në opozitë ka reaguar menjëherë ndaj lajmit për gjestin e papranueshëm të cënimit nga ana e Kosta Barjabës të një pasurie private prej 238 dollarësh, duke deklaruar ndërprerjen e bashkëpunimit me të. Ndërsa PD në pushtet, është bërë streha mbrojtëse e një ujqërie politike që mban përgjegjësi për cënimin e një pasurie kombëtare e publike në rendin e miliarda eurove”, deklaron selia rozë.
Sipas saj, “vetë kryeministri, që nuk provon dot para publikut as pastërtinë e burimeve të fitimit vjetor përrallor të familjes së tij, është bërë si hajduti biblik Baraba në krye të qeverisë”. “Më kot Barabai kryeministër ëndërron të shpëtojë përmes kryqëzimit të opozitës, duke munduar ta qorrojë popullin me baltën e shpifjeve e të akuzave ndaj nesh”.
“Më 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Partinë e Barabait kryeministër dhe do të hapin rrugën e një Rilindjeje Shqiptare me Edi Ramën e Partinë Socialiste”, përfundon deklaratën selia rozë.