E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS premtime biznesit të vogël, Xhafa: Do heqim të gjitha taksat

Me ardhjen në pushtet socialistët premtojnë heqjen totale të taksës për biznesin e vogël. Kështu janë shprehur gjatë bisedave me tregtarët e vegjël dy deputetët socialistë, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqja, të cilët janë njohur nga afër me shqetësimët e biznesit.

Ndërsa janë ndalur në disa dyqane të tregtarëve të vegjël, këta të fundit janë ankuar për niveline lartë të taksave, për uljen e fuqisë blerëse dhe për rritjen e numrit të qytetarëve që blejnë me lista.
 

E vetmja alternativë për të dalë nga kjo situate, tha deputeti Fatmir Xhafa, është që shqiptarët ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri, e cila po ua bën më të vështirë punën dhe jetesën shqiptarëve.
 

Në këto biseda deputetët e selisë rozë shoqëroheshin nga Këshilltarët socialistë në minibashkinë numër katër dhe ata të bashkisë së Tiranës. Takimet me tregtarët e vegjël u bënë në kuadër të fushatës që ka nisur PS për një rilindje ekonomike të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›