E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton ldquoRilindjen Kombetarerdquo

Partia Socialiste po zhvillon konferencën kombëtare ku po prezanton programin e saj Për një Rilindje Kombëtare.

Fillimisht, përmes një videoje ku janë shfaqur disa deputetë socialistë, partia më e madhe e opozitës ka premtuar zgjidhjen e një seri çështjesh që përbëjnë sipas tyre plagët e shoqërisë shqiptare.

Deputetët socialistë kanë premtuar rigjenerimin e sistemit arsimor, atij shëndetësor, të artit dhe kulturës. Gjithashtu, ata kanë dhënë garancinë e tyre se qeveria e re pas 23 qershorit do të luftojë krimin që ka marrë rrugët, krimin në familje, dhunën ndaj grave, etj. Njerëzit e kanë të qartë se sot qeverisen mbrapsht. E dinë se kryeministri do bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Ata e dinë që kjo është e keqe për ta dhe për Shqipërinë

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste

Një tjetër pikë e prekur ka qenë taksimi, ku deputetët kanë premtuar heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjen e taksës progresiste që parashikon: kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë.

Një tjetër premtim ishte ai për ish-të përndjekurit, të cilët sipas socialistëve do të marrin rikompensimin dhe dëmshpërblimet. Vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është shprehur i bindur se më 23 qershor qytetarët shqiptarë do të votojnë për vizionin e kësaj force politike.

“Ne do t’u japim përgjigje shumë çështjeve. Njerëzit e kanë të qartë se sot qeverisen mbrapsht. E dinë se korrupsioni është shtrirë thellë. E dinë se kryeministri do bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Ata e dinë që kjo është e keqe për ta dhe për Shqipërinë”, ka deklaruar Rama, i cili ua ka lënë më pas fjalën deputetëve të PS, të cilët kanë folur për çështje të caktuara.

Vasilika Hysi për rendin dhe sigurinë: “Krimi është rritur, s’ka kursyer as gratë e as fëmijët. Ne kemi nevojë të sigurojmë pronën dhe familjen. Krimi duhet dënuar dhe autorët duhen ndëshkuar rëndë. Shqipëria i ka ligjet, por ato nuk zbatohen. PS do marrë masa që askush të mos bjerë viktimë e krimit. Do përmirësojmë politikat ekonomike e sociale dhe sistemin e drejtësisë”.

Sajmir Tahiri për rendin dhe sigurinë: “Krimi është rritur 4-fish. Në 8 vjet qeverisje shqiptarët janë 4 herë më të rrezikuar. Shkak për këtë situatë janë varfëria dhe gropa e papunësisë, militantizmi dhe korrupsioni. Krimi komandon në rrugë dhe në zyrat e shtetit, ndërkohë që oficerët e ndershëm të policisë janë braktisur në rrugë. Pas 23 qershorit do të marrë fund epërsia e krimit. Në ditët e para ne do rivendosim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Do kthejmë besimin e publikut tek Policia e Shtetit. Do rikthejmë strukturën demokratike në Policinë e Shtetit. Do përcaktojmë mirë përgjegjësitë për zinxhirin e komandës. Parimi 1 shtet 1 polici do jetë shtrati i koordinimit, në mënyrë që krimi të mos marrë rrugët. Nuk do ketë më lloj lloj policish, që në vitet e fundit janë vërsulur kundër njëra-tjetrës. Do rrisim rrogat e funksionarëve të policisë dhe do ndihmojmë familjet e policëve të vrarë”.  

Ledi Shamku për arsimin: “Shqipëria dhe arsimi qeverisen nga të paditurit. Situata mund të rregullohet vetëm përmes arsimit. Duhet të përballemi me këtë plagë të përhapur të shqiptarëve. Asnjë fëmijë nuk duhet lënë mënjanë. Nuk duhet të ketë asnjë fëmijë mënjanë për shkak të varfërisë. Nuk mund të jetë më arsimi sipas xhepit. Arsimi do të jetë sipas nevojës, meritës dhe talentit. Ne kemi planifikuar ngritjen e shkollave dhe do garantojmë transportin e fëmijëve që sot rrijnë jashtë shkollave. Situata e sotme e arsimit nuk është çështje buxheti, por mungese vullneti. Brenda mandatit tonë të parë do ta shpiem në 40 për qind pjesëmarrjen në shkolla”.

Milena Harito për teknologjinë dhe inovacionin: "Teknologjia e informacionit po ndryshon dita ditës metodën e punës. Në tregjet në zhvillim 27% e të punësuarve punojnë vetëm online. Tregu është shumë i qartë, po ashtu rruga ku do ecë bota. 80% e punëdhënsve në SHBA mendojnë se së shpejti puna do të jetë tërësisht virtuale. Në tregun tonë dominojnë diplomat e pavlera. Kemi ecur shumë ngadalë ndërkohë që bota ka vrapuar. Aksesi ndaj informacionit dhe aftësia për ta përdorur atë janë të dobëta. Ne do ta ndryshojmë këtë përmes projekteve vendore e ndërkombëtare. Nuk ka rëndëi nga sa poshtë ngjitesh, por nëse shkon në drejtimin e duhur. Ekzistojnë shumë projekte-pilot për zhvillimin e nxënësve dhe punës së mësuesve. Kjo është puna e së ardhmes”. 

Shëndetësia. Për shëndetësinë kanë folur mjekët, të cilët kanë paraqitur problemet që hasin në punën e përditshme dhe kushtet e vështira në të cilat ata bëjnë punën e tyre. Gjithashtu, studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë folur për problemet në proçesin mësimor dhe vështirësitë për të gjetur një vend pune për shkak të burokracive dhe nepotizmit. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PS kanë prezantuar planin e tyre për një sistem shëndetësor universal, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe që koston e tij do ta blejë shteti. Ata kanë dhënë garancinë e tyre se pas 23 qershorit shëndetësia nuk do të jetë më një sistem që do të varet nga xhepat e qytetarëve, por nga nevoja e tyre. Sipas PS, kontrolli shëndetësor për njerëzit në nevojë do të jetë falas dhe i përditshëm.

Shahistja Rozana Gjergji flet për sportin: "Gjithë jetën ia kam dedikuar shahut. Vij nga një familje të përndjekurish dhe në këto 23 vite demokraci ajo nuk është trajtuar ashtu siç duhet. Madje, më keq se nga regjimi komunist. Nuk bëhet fjalë për investime, por kampionatet bëhen nën dritën e qirinjëve. Sportistët jo vetëm nuk shpërblehen, por nuk kanë mundësi të mbajnë formën e tyre. Gjithësesi, unë do vazhdoj të ngre flamurin shqiptar. Unë besoj se situata mund të ndryshojë. Sportistët janë njerëz të sakrificës. Është koha që sporti të fokusohet tek talentet dhe tek aftësitë".

Peshngritësi Briken Cakja flet për sportin: "Peshngritja është sporti ku merren më shumë medalje në nivele evropiane dhe botërore. Kam punuar për të arritur nivele të larta, për të marrë medaljet, por kushtet kanë qenë mizerabël. Por pavarësisht kësaj, jam shpallur kampion Evrope dhe sportisti më i mirë për vitin 2012. Në Lojrat Olimpike u rendita në vendin e 9-të. I bashkohem këtij draft/programi sepse e ardhmja jonë varet nga kjo".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›