E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton paketën e saj fiskale (VIDEO)

Në prag të miratimit të paketës fiskale në parlament nga mazhoranca, Partia Socialiste ka prezantuar një paketë alternative me 10 propozime konkrete për qeverinë.

Në thelb kërkesat e opozitës konsistojnë në uljen e disa taksave dhe çmimeve, të cilat do të ndikojnë në rritjen e bujqësisë në vend, në lehtësimin e buxheteve familjare, por edhe të bizneseve.

Deputetja e PS, Mimi Kodheli propozoi uljen e kostove të punimit të tokës, por njëkohësisht edhe uljen e çmimit të naftës.

Partia Socialiste kërkon që qeveria të tërhiqet nga varianti i saj për pesëfishim të gjobave ndaj punës informale.

Sipas Kodhelit, kjo masë do të ndikojë negativisht tek sipërmarrjet.

Nga ana tjetër PS është ndalur edhe tek çmimi i energjisë elektrike, si një barrë që rëndon buxhetet familjare.

Opozita i është rikthyer efekteve të taksës së sheshtë, që sipas saj po rëndon gjithnjë e më shumë rrogat e ulëta. Ndaj PS propozon që rrogat e mësuesve të tatohen me 4.8% sa në vitin 2007, dhe jo me 10% sa është aktualisht barra e këtij tatimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›