E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS reagon ndaj çavushollusë: Jemi gati për kompromis

Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së, Besnik Bare reagoi ndaj deklaratës së fundit të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çavushollu, i cili ishte shprehur se "opozita na premtoi zgjidhjen e krizës, por në fakt këtë nuk e ka bërë ende".

"Ne e vlerësojmë maksimalisht interesin, që z. çavushollu paraqet për Shqipërinë, dhe duam ta informojmë se opozita ka bërë maksimumin e saj për zgjidhjen e krizës dhe nuk është shkak i saj. Përkundrazi, opozita është e gatshme të bëjë kompromisin", tha Bare në reagimin e tij.

Ai shprehu "gatishmërinë e PS-së për ta informuar z. çavushollu, që ai të mos ketë një qëndrim të njëanshëm, por të jetë mbi palët dhe të ketë një qëndrim të pjekur".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›