E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS shton akuzat për Priftin

Partia Socialiste ka ngulmuar në akuzat ndaj ministrit të Ekonomisë duke publikuar përmes deputetes Ermonela Felaj fakte të reja që sipas saj tregojnë korrupsionin dhe shkeljet e Priftit.

Sipas PS, ministri ka emeruar njeriun te cilin e deklaroi se i kishte shitur aksionet ne postin e anëtarit te Keshillit Mbikëqyres te Operatorit te Sistemit te Trasmetimit.

“Sot opozita ka megjithatë pyetje të reja për Dritan Priftin: C'do njeriu që të dha 1.8 milionë euro në bordin e OST-së? Për cfarë arsyesh ky njeri është në këtë bord? C'lidhje tjetër në dëm të shtetit e në cënim të ligjit ke ti zoti Prifti me këtë individ? Ne e dimë që Prifti s'ka përgjigje as për 1.8 milionë eurot, as për tatimin e papaguar të fitimit, as për kushëririn e Petrit Vasilit që tenderat i merr tek shëndetësia dhe lekët i shton tek ekonomia, sepse të dyja i ka partia, LSI-ja”, u shpreh deputetja Felaj.

Sipas PS eshte e pafalshme heshtja e drejtesise perballe fakteve qe sipas tyre jane skandaloze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›