PS, sot n salln e kuvendit

Partia Socialiste do të jetë e pranishme në seancën parlamentare për disa minuta, ndërsa mësohet se kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruci do të mbajë një deklaratë.
Pritet që pas leximit të kësaj deklarate, deputetët e opozitës të lënë sallën. Nuk dihet nëse opozita do të jetë në seancat e tjera plenare.
Kujtojmë që kreu socialist Edi Rama në fillim të mbledhjes së sotme të grupit kuvendor, deklaroi se opozita do të jetë në parlament vetëm për transparencën e zgjedhjeve.