PS, sot protesta e tretë në Shkodër për zgjedhjet

Shkodër, 23 tetor, NOA Ditën e sotme parashikohet që të mbahet protesta e tretë e socialistëve në emër të të së ashtuquajturës transparenca e zgjedhjeve dhe kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit, duke ngritur zërin për hapjen e kutive të votimit.
Pas protestës së zhvilluar dy javë më parë në Tiranë dhe asaj para një jave në Berat, kjo është hera e tretë që socialistët dhe opozitarët e tjerë që pretendojnë se zgjedhjet e 28 qershorit janë manipuluar dalin në protesta.
Nga rrethet, Berati ka qenë i pari qytet që ka hapur siparin e protestave të bazës. Në një kohë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, para pak ditësh ka pohuar se së shpejti një protestë e dytë, madje edhe më e madhe sipas tij, do të organizohet sërish në kryeqytet, në emër të votës së lirë.
n.e/NOA