PS, tryezë me biznesin e madh, Rama: Më tepër komunikim

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tryezë me përfaqësues të biznesit të madh në vend.
Në fjalën e tij, kryetari i PS-së Edi Rama ka vlerësuar tryezën si një mënyrë e mirë komunikimi për të diskutuar të gjitha problemet që has sot biznesi.
Rama ka theksuar se disa nga sektorët e ekonomisë si ndërtimi apo fasonët ndodhen në gjendje të vështirë ndërsa premtoi se pas 9 muajsh ku PS-ja të vijë në pushtet do të hapet një faqe e re për biznesin.
"Asnjë sipërmarrje nuk do të ndihet e kërcënuar si pasojë e bindjeve politike. Asnjë sipërmarrës nuk do të privilegjohet në dëm të konkurencës si pasojë e përkatësisë së tij politike” tha Rama.
vijon..