E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tubim para komisariatit

Disa deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste protestuan në mbrëmjen e së mërkurës përpara komisariatit numër 6, ku mbaheshin të shoqëruar prej disa orësh 2 socialistë, njëri prej të cilëve kandidati i opozitës për minibashkinë numër 6, që u përfshinë gjatë paradites në debatin për listat me kryetaren e kësaj njësie bashkiake.

Pasi takuan  drejtuesit e komisariatit, deputetët socialistë folën ashpër kundër shoqërmit në polici të dy opozitarëve.

“Shpjegimet e shefit të komisiaratit ishin tërësisht të pamjaftueshme dhe të pabazuara. Kjo nuk është një cështje që ndalon këtu, përsa kohë është një cështje për të cilën vendimi merret në tryezën e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Patjetër edhe terrori politik me urdhëra të qarta e të pastra kriminale për të ushtruar dhunë ndaj strukturave të PS dhe kandidatit të PS në njësinë numër 6, i përgjigjet një plani djallëzor të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për të rrezikuar dhe kërcënuar zgjedhjet e ardhshme”, tha deputeti socialist, Saimit Tahiri.

Të dy të shoqëruarit u liruan njëri pas tjetrit pas protestës përpara komisariatit, prej nga nuk ka dalë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen. Por pas lirimit, deputetë socialistë bënë këtë përkufizim rreth incidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›